E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel viziton paparalajmëruar Afganistanin

Kabul - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbërritur në Afganistan për një vizitë të paparalajmëruar. Zonja Merkel pritet të vizitojë ushtarët gjermanë të cilët janë me detyrë në këtë vend.

Gjermania ka dërguar 3 500 ushtarë në Afganistan në kuadër të trupave të NATO-s, ku 1000 prej tyre u dërguan vetëm vitin e kaluar. Vizita e kancelares gjermane vjen vetëm dy ditë pas samitit të NATO-s, i cili u mbajt në Strasburg, ku një nga çështjet kryesore të tij ishte siguria në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›