E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthime me bomba ne Bagdad, te pakten 20 te vdekur

Bagdad, 6 prill, 11:42, NOA – Shpërthimet kanë tronditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin irakian.

Si pasojë e një serie eksplozive me bomba në qytetin e Bagdadit janë vrarë të paktën 18 njerëz dhe më shumë se 60 të tjerë janë plagosur.

Shpërthimet ndodhën në lagje të ndryshme të Bagdatit dhe lëndët eksplozive ishin fshehur në makina. Vetëm nga një shpërthim humbën jetën dhjetë vetë. Lënda ekspozive kishte shpërthyer në një makinë në afërsi të  sheshit tregtar të punëtorëve, që prisnin në rajonin shiit në Sadr City.  

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›