Indonezi, 24 të vdekur nga rrëzimi i avionit ushtarak
Java - Një avion ushtarak indonezian është rrëzuar sot duke shkaktuar vdekjen e mbi 24 personave. Zëdhënësi i Forcave Ajrore Indoneziane, Bambang Soelistyo, deklaron se avioni ishte duke kryer disa manovra stërvitore në një bazë ajrore të Javas gjatë momentit që u rrëzua.
Sipas njoftimit të autoriteteve indoneziane, në avion ndodheshin 17 parashutistë, 6 anëtarë të ekuipazhit dhe një instruktor. "Mendojmë se 24 personat që ndodheshin në avion kanë humbur jetën", deklaroi zëdhënësi i Forcave Ajrore.