Merkel viziton trupat gjermane në Afganistan
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka udhëtuar në Kunduz të Afganistanit verior për të takuar trupat gjermane të vendosura atje.
Ajo po shoqërohet nga ministri i mbrojtjes Karl-Teodor Gytenberg, i cili vizitoi trupat në Afganistan edhe në fundjavën e kaluar së bashku me gruan e tij.
Vizitat zyrtare vijnë para festës së Krishtlindjes.
Gjermania ka 4 800 ushtarë në Afganistan në kuadër të forcës së NATO-s, ISAF.