E Shtunë, 31 Tetor 2026

Probleme në mbarë Europën

Moti i keq dhe rreshjet e dendura të dëborës kanë krijuar probleme në të gjithë Europën. Në Firence të Italisë, qindra makina kanë mbetur të bllokuara në rrugë, ndërsa zjarrëfikëset e kanë pasur të vështirë të ndërhyjnë për shkak të bllokimit të korsive të emergjencës. Forcat e rendit si dhe vullnetarë kanë shpërndarë batanije, ushqime dhe pije të nxehta për të bllokuarit ne trafik. Reshjet e mëdha të dëborës të premten çrregulluan udhëtimin ajror në gjithë Evropën, duke anulluar 800 fluturime në Gjermani, Holandë dhe Zvicër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›