Merkel:Shqipëria dhe Kroacia, në NATO

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur në Parlamentin gjerman se Shqipëria dhe Kroacia tashmë janë gati për t'u bërë vende anëtare në aleancë, duke i afruar më shumë këto dy vendeve, tashmë me derë të hapur. Merkel për të ilustruar domethënien e samitit të NATO-s ka përdorur fjalët e kryeministrit Berisha se "Qëllimi i NATO-s është që armiqtë t'i kthejë në miq, kjo do të thotë se është një fitore e madhërishme që një nga vendet më komuniste të botës, tani po bëhet anëtar i Aleancës më perëndimore. Samiti i NATO-s do të zhvillohet më datat 3 dhe 4 prill në Kehl të Gjermanisë dhe Strasburg të Francës.