BSH: Qeveria nuk ka hapësirë për ulje taksash
26/03/2009 Ekspertët vlerësojnë se ka një rritje të ndikimit të krizës botërore në ekonominë shqiptare
"Deficiti buxhetor arriti 5.7 për qind, ndërsa borxhi publik në 55.6% të PBB-së"
Efektet e krizës botërore po rëndojnë gjithnjë e më shumë ekonominë shqiptare. Banka e Shqipërisë ka marrë në shqyrtim të dhënat e vitit 2008, të cilat tregojnë një përkeqësim të deficitit buxhetor, i cili ka kapur nivelin e 5,7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në fund të vitit 2007 ku tregues ishte 33.7 miliardë lekë rreth 3,3 deri në 3,4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. “Stimuli i lartë fiskal për vitin 2008 shkoi kryesisht për financimin e shpenzimeve kapitale, por ai ndikoi edhe në rritjen e importeve dhe të deficitit tregtar të vendit. Deficiti fiskal i vitit 2008 u reflektua në rritjen e borxhit publik në nivelin 55.6 për qind të PBB-së, duke kufizuar hapësirën për stimuj të tjerë fiskalë në të ardhmen”, - vlerësojnë ekspertët e Bankës së Shqipërisë. Ecuria e treguesve fiskalë gjatë vitit 2009, sipas tyre ka ecur sipas niveleve të planifikuara. Ndërkaq, rritja e njëkohshme e shpenzimeve dhe e të ardhurave publike është shoqëruar më zgjerimin e deficitit buxhetor për këtë periudhë. “Banka e Shqipërisë gjykon se ruajtja e deficitit buxhetor brenda niveleve të programuara gjatë gjithë harkun kohor të vitit 2009 do të përbënte një kontribut optimal të politikës fiskale në situatën aktuale. Ky kontribut do të materializohej në kontrollin e normave të interesit të letrave me vlerë të qeverisë dhe të kostos së shërbimit të borxhit publik, si dhe do të krijonte më shumë hapësirë për kreditimin e sektorit privat të ekonomisë”, - theksuan ekspertët e BSH-së. Gjatë vitit të kaluar është thelluar dukshëm deficiti i llogarisë korrente, si pasojë e rritjes së shpejtë të importeve dhe e rënies së remitancave gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit. “Deficiti i llogarisë korrente arriti rreth nivelit 14.9 për qind të PBB-së, krahasuar me nivelin 11 për qind të shënuar në vitin 2007. Të dhënat për tregtinë me jashtë në muajin janar 2009 tregojnë për një korrektim të kësaj tendence, duke shënuar ulje të importeve dhe përmirësim të deficitit tregtar. Banka e Shqipërisë e mirëpret një zhvillim të tillë dhe konsideron se rikthimi i deficitit të llogarisë korrente në terma më të qëndrueshme është një parakusht për një rritje ekonomike afatgjatë”, - thanë ekspertët në raportin e tyre. Banka e Shqipërisë do të monitorojë ecurinë e këtij treguesi. Gjithashtu për shkak të uljes së ofertës monetare gjatë muajit janar edhe kredia për ekonominë është rritur me ritmet më të ulëta. Ashtu si edhe rritja vjetore e depozitave. Rritja e parasë jashtë bankave nga ana tjetër ka balancuar reduktimin e depozitave në lek. Gjatë muajit janar reduktimi i depozitave në valutë ka qenë më i moderuar se në muajin dhjetor, sipas ekspertëve. Por bankat janë treguar më dorështrënguar me individët sesa me bizneset. Kredia në lekë u rrit me 34 për qind, kurse ajo në valutë me 30 për qind. Sjellja e bankave gjatë muajve të fundit ka dëshmuar për një rritje të interesimit të tyre për kreditimin e biznesit, ndërkohë që interesi i bankave për kreditimin e individëve apo huave hipotekare paraqitet në rënie. Portofoli i kredisë për biznese është rritur me 35 për qind, ndërkohë që portofoli i kredisë për individë ka pasqyruar frenim të mëtejshëm të normës së rritjes në 26.1 për qind.
Norma e interesit
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mos ndryshojë normën bazë të interesit duke e lënë atë në nivelin 5.75 për qind. Kjo normë bazë e interesit për marrëveshjet e riblerjes dhe të anasjella të riblerjes me afat maturimi një javor u ndryshua për herë të parë për vitin 2009 në janar. Vendimi u mor pas një analize të ecurisë së treguesve ekonomikë dhe monetarë, si dhe të përshtatshmërisë me objektivi e inflacionit të Bankës së Shqipërisë.
Interesat e depozitave
Banka e Shqipërisë vlerëson se normat e rritura të interesit të depozitave në lekë gjatë muajit janar, për shkak të ofertave promocionale për depozitat afatshkurtra të bankave tregtare, kanë nisur të bien. Në muajin shkurt dhe mars sipas Bankës së Shqipërisë, shihet një reduktim i lehtë i normës së interesit të depozitave. Ekspertët e BSH-së vlerësojnë zhvillimet në tregun financiar gjatë muajit shkurt si një reagim të kënaqshëm të tregut bankar.