Emrat e 152 personave që marrin tapi
26/03/2009 Nesër do të vijojnë legalizimet e objekteve informale sipas kalendarit në Korçë dhe Pogradec
ALUIZNI shpërndan në Tiranë lejet e legalizimit për shtesat e pallateve para vitit 1993
ALUIZNI po vazhdon takimet në të gjitha qarqet e vendit, sipas kalendarit për shpërndarjen e lejeve të legalizimit. Sot do të jenë 152 pronarë të rinj që do të marrin në duar lejet e legalizimit për objektet informale që kanë ndërtuar në qarkun e Tiranës. “Këto leje përfshijnë objekte informale me kalim pronësie si dhe shtesat e pallateve përpara vitit 1993”, - theksuan burimet zyrtare të Agjencisë së Legalizimit. Sipas kalendarit, aktivitetet do të vazhdojnë nesër në qarkun e Korçës dhe në Bashkinë e Pogradecit. Sipas drejtuesve të Agjencisë së Legalizimeve, procesi i pajisjes me leje legalizimi të banesave në zonat informale dhe shtesave të pallateve po vazhdon me ritme normale në të gjithë vendin, ku qytetarët marrin tapitë sapo paguajnë pagesën në bazë të ligjit. "Qeveria me reformën e ndërmarrë po e ndan përfundimisht Shqipërinë nga kjo agoni dhe po formalizon ekonominë”, - ka theksuar drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Shaban Memia, gjatë një takimi në qarkun e Lezhës. Sipas tij, reforma është në hapat e saj përfundimtare dhe procesi po ecën me ritme të shpejta, ndërsa informaliteti është tumor që mban në agoni ekonominë dhe familjet shqiptare Në qarkun e Lezhës janë deklaruar 10. 900 objekte informale, ndërsa janë kryer matjet në terren dhe është bërë azhornimi për 7600 objekte, nga të cilat 5400 janë me dokumentacion teknik të dixhitalizuar. Në këtë mënyrë ka përfunduar gjithë procedura ligjore. Agjencia e Legalizimeve ka pajisur rreth 170 objekte me leje legalizimi në qarkun e Lezhës, ndërsa 110 objekte janë regjistruar në zyrën e Pasurive të Paluajtshme të këtij qarku. Në qarkun e Lezhës janë të gatshme 1600 leje legalizimi, por personat përfitues mund ti tërheqin ato pasi të kenë shlyer detyrimet për objektin, sipas ligjit. Ndërsa për 640 objekte është përfunduar i gjithë procesi dhe po bëhet lëvrimi i lejeve.