E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Komorovski: Rritje të investimeve polake në vend

Presidenti Topi, u takua sot me Kryetarin e Parlamentit të Polonisë, Bronislav Komorosski, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në takimin me Komosrovskin, kreu i shtetit është shprehur se Polonia vazhdon të jetë partner i rëndësishëm e tradicional në bashkëpunimin ekonomik dhe Shqipëria i ka të gjitha kushtet për të tërhequr më tepër investitorë polakë duke synuar rritjen dhe zgjerimin e shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit më të madh ekonomik në fusha të ndryshme. Presidenti Topi theksoi se vlerësoi angazhimin serioz të Polonisë në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE, duke shprehur vendosmërinë për vazhdimin e reformave të domosdoshme drejt integrimit të plotë evropian. Nga ana e tij, Kryetari Komorovski, theksoi se zgjerimi i dialogut dhe bashkëpunimit në të gjitha nivelet do të jetë akoma edhe më intensiv në të ardhmen. Ai vlerësoi përparimet e vendit tonë, në fushën ekonomike, kurorëzimin me sukses të anëtarësimit me të drejta të plota në NATO dhe përmbushjen e standardeve demokratike në kuadër të përpjekjeve integruese të Shqipërisë në familjen evropiane, një perspektivë e qartë kjo që është në interes edhe të vetë Evropës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›