E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirekuptimi i dialogut te pritshem Kosove-Serbi

Qe ky dialog eshte pashmangshmerisht i domosdoshem dhe i paevitueshem u rikonfirmua nga Sekretari i Pergjithshem i OKB-se. Para me pak se dy javesh kjo asamble miratoi me konsensus rezoluten ku pervec vleres per fillimin sa me shpejt te ketij dialogu shkruhet Pershendetet gatishmeria e Bashkimit Europian qe ta lehtesoje procesin e dialogut ndermjet paleve. Procesi i dialogut vetvetiu eshte faktor i paqes sigurise dhe stabilitetit ne rajon. Ky dialog ka per qellim avancimin e bashkepunimit te realizoje perparim ne rrugen drejt Bashkimit Europian dhe te permiresoje jeten e njerezve.

Citimi i mesiperm ne rezoluten e miratuar me 9 shtator me sa duket por edhe per fat te keq eshte kuptuar dhe interpretohet ne menyra te ndryshme jo rralle edhe te kunderta jo vetem nga dy palet ne dialog por edhe brenda seciles pale brenda opinioneve dhe politikes ne Kosove dhe ne Serbi.

Aktualisht ne Kosove fillimi i ketij dialogu po percillet e po perjetohet si nje fillim beteje si nje perballje sfiduese ku arbitrit BE-SHBA do te percaktojne fituesin dhe humbesin. Mbi kete logjike sempliste lindin e thellohen ndarjet mes perkrahesve te fillimit sa me shpejt te ketij dialogu te te tjereve qe kerkojne me se pari kujdes maturi e pergatitje per fillimin e tyre dhe deri ne me te fundmen ne shmangien e ketij dialogu qe pershfaq opinionin jorealist e nacionalist.

Termi dialog do te thote perballje e fjaleve dhe jo e argumenteve e dy paleve ne diskutim. Rezoluta e miratuar me 9 shtator nga Asambleja e Pergjithshme e OKB-se nuk perdor termin bisedime per zgjidhje te nje konflikti por perdor termin dialog. Kjo gje sme duket e rastesishme permes dialogut perligjim ruajme dhe konsolidojme pozicionet e arritura permes bisedimeve perpiqemi te argumentojme e fitojme perparesi mbi objektin ne diskutim.

Vendimi i 22 korrikut te GJND-se qe shpalli perputhjen e shpalljes se njeanshme te pavaresise nga Kosova i parapriu edhe humbjes se dyte te kerkeses serbe ne OKB. Rezoluta inatcore e Beogradit menjehere pas vendimit keshillimor te Hages ndonese me veshtiresi dhe ne momentin e fundit u shartua me vullnetin dhe objektivat kontinentale te BE-se. Rezoluta serbe u parashtrua dhe u miratua me duartrokitje nga Asambleja e Pergjithshme. U miratua ne kete menyre edhe sepse rezoluta u paraqit edhe per miratimin e 5-shteteve e BE-se qe vazhdojne te mos e njohin Kosoven shtet te pavarur.

Dialogu Prishtine-Beograd eshte i pashmangshem dhe uroj te filloje sa me pare. Te dialogosh do te thote te parashtrosh argumente kushte kerkesa dhe te ballafaqohesh me pergjigjet ndaj tyre. Kerkesen per pranimin dhe miratimin e ketij procesi e kemi kerkuar ne e ka kerkuar prej kohesh politika e qeverise e Kosoves dhe kjo tashme u ligjerua edhe nga Asambleja e Pergjithshme e OKB-se nje vlere dhe nje merite ne rrafshin politik sikurse mund te konsiderohet si nje karte kredit ne nisjen dhe ecurine e fillimit te dialogut Kosove-Serbi.

Ky dialog si cdo i tille madje edhe kur minimizohet mes dy njerezve nuk pritet dhe nuk mund te jete as i lehte dhe as i thjeshte. Me Serbine ne ndajme shume gjera sic ka edhe shume te tjera qe na detyrojne te jemi fqinje te mire. Prandaj dialogu do te jete i gjate dhe i veshtire.

Veshtiresia nuk duhet te na shtyje drejt perjashtimit dhe mosbesimit ne perfundimet e dialogut te pritshem. Ndersa dialogu qe perhere eshte nje proces i cili synon arritjen e argumentuar te nje perfundimi nuk duhet pare e trajtuar ne menyre spekulative si nje akt.

Perballja dialoguese me Serbine eshte ligjeruar dhe si rrjedhoje e pashmangshme. Gjyqtar i shpallur i kesaj perballjeje do te jete BE-ja nderkohe Kosova zyrtare kerkon edhe perfaqesues te Departamentit te Shtetit te SHBA-se. Ne permbushje te kesaj kerkese personalitete te ketij departamenti jane deklaruar publikisht se presin vendimin e Brukselit per te percaktuar qendrimin e tyre ku nuk fshihet prirja dhe predispozicioni per te qene se bashku me perfaqesuesit e BE-se te pranishem dhe keshilledhenes gjate zhvillimit te dialogut Kosove-Serbi.

Dialogu Kosove-Serbi eshte i pashmangshem. Ne kete dyshe ne jemi nje nga aktoret dhe faktoret percaktues qe ka favorin te kete me vete te drejten dhe si gjyqtare dy subjekte politiko-shteterore nderkombetare qe e kane njohur boterisht dhe zyrtarisht kete te drejte.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›