E Diel, 1 Nëntor 2026

PD kërkon shpjegime për diferencën e çmimit të truallit në të dy anët e Bulevardit qëndror

Partia Demokratike me anë të deputetit Gent Strazimiri ngriti përsëri dje çështjen e shitjes së truallit te Parku “Rinia” dhe te hotel “Dajti”, ku e para është vlerësuar me vetëm 97 euro m2, ndërsa e dyta me çmimin e tregut prej 1500 euro. Selia blu hedh dritë mbi këtë abuzim të madh dhe njëherazi kërkon zbardhjen totale të një prej aferave ku kryebashkiaku Edi Rama është i zhytur tërësisht dhe me gjithë heshtjen e tij apo me justifikimet qesharake, akuza bëhet edhe më e fortë. Deputeti Strazimiri vuri në dukje se meriton hetim të thellë shitja e truallit të “Taiëani” me çmim të papërfillshëm dhe jashtë çdo standardi për kushtet e tregut me vetëm 97 euro m2. “Nga njëra anë e Bulevardit Edvin Rama e ka vlerësuar truallin me 1500 euro, ndërsa vetëm 30 metra më tej e i jep çmimin fiks prej 97 euro m2. Në këtë truall ka përfituar miku i Edi Ramës, Beso i ‘Taiëanit’, i njohur gjerësisht si më i afërti me kryebashkiakun. është një çështje për të cilën kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe të gjitha ato që kanë bërë këto vlerësime për të njëjtin truall me këto diferenca, duhet t’i japin një shpjegim. Natyrisht që do të vazhdojmë ta ngremë këtë çështje derisa të marrim një përgjigje, ashtu sikurse do ti drejtohemi edhe organeve të drejtësisë të cilat t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje”, u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri. Partia Demokratike ka akuzuar prej ditësh me radhë shitjen e truallit te Parku “Rinia” me atë çmim qesharak dhe duke zbuluar qartë se Edi Rama nuk është vetëm inspiruesi i dhënies së truallit Besos, por njëherazi bashkëpronari i kompleksit “Taiëan”. Deri më tani, kryebashkiaku Edi Rama nuk ka dhënë asnjë shpjegim të qartë për të vërtetën, por ka vënë në shërbim të tij disa fletushka të përditshme dhe disa media elektronike, të cilat kërkojnë të mbulojnë të zezën me të bardhë. Këto media po manipulojnë opinionin publik me disa dokumente të falsifikuara dhe madje një nga përgjegjësit kryesorë që rrjedh nga ish anëtarët e këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike, është vetë shpallur si “ushtarë me pagesë”, për të nxjerrë Edi Ramën nga llogorja e thellë e korrupsionit dhe ryshfeteve. Përmes përfitimit të tij personal dhe njëherazi edhe të Besos, Edvin Rama i ka shkaktuar një dëm kolosal buxhetit të shtetit që mendohet të llogaritet në miliona euro.     Leonard Quku...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›