E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr fryme Qyteti i Arteve financohen 14 projekte

Tirane 13 tetor NOA/Milena Selimi - Ideja e kahershme e nje qendre artistike brenda Akademise se Arteve te Bukura ne Tirane duket se po i afrohet realizimit.

Po behet realitet me ne fund projekti ambicioz i Akademise se Arteve i quajtur Qyteti i Arteve.

Burime te brendshme te ketij institucioni shpjegojne se ky program eshte mbeshtetur nga selia e kryeministrit Berisha me nje fond prej 14 milione lekesh.

Vetem pak muaj me pare Rektorati i Akademise se Arteve u shpreh ne media se ka nisur zbatimin e nje programi ambicioz me qellim realizimin e projekteve artistike te studenteve te sapodiplomuareve dhe personelit akademik te saj.

Programi qe titullohet Qyteti i Artevedo te mbeshtese deri ne fund te vitit 2010 rreth 14 projekte artistike te shperndara ne Fakultetin e Muzikes Artit Skenik dhe Artit Figurativ.

I emertuar si nje institucion artistik me potencial te rendesishem krijuesish ne vite eshte tentuar te krijoje berthamen e tij te artit me studente dhe pedagoge por duket se nuk ka arritur te thithe energjine dhe resurset artistike.

Por si do te funksionoje projekti Qyteti i Artit

Nder objektivat e programit renditen shfaqja e vlerave te pjesemarresve nxitja e projekteve te perbashketa studente-pedagoge-te sapodiplomuar ngritja e cilesise artistike interpretuese dhe krijuese rritja e pranise se Akademise se Arteve ne publik organizimi i aktiviteteve ne vazhdimesi si bienale e artisteve te rinj festivale muzikore e filmash.

Ne kuader te ketij programi rektori i kesaj akademie Petrit Malaj deklaroi te hapur mundesine per te bere aplikimin e projekteve.

Zyra e koordinimit te projekteve e ngritur enkas per programin Qyteti i Arteve do te shqyrtoje paraprakisht nese aplikimet do te permbushin kriteret.

Me pas dosjet do ti kalojne Bordit te Projekteve Artistike te Akademise.

Per me shume informacion mbi programin dhe aplikimet Akademia e Arteve ka vene ne dispozicion faqen e saj te internetit.

Ne nje interviste per shtypin e perditshem Altin Basha regjisor dhe pedagog ne AAB shprehej se Akademia e Arteve ka resurset e duhura per te qene nje qender cilesore e prodhimit te Artit ne Tirane.

Ne kete menyre krijohet nje profil i tre qendrave te prodhimit te teatrit dhe te artit ne pergjithesi Teatri Kombetar Teatri Metropolit Teatri i Akademise se Arteve tha regjisori Basha.

m.s/mit/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›