Merr fund arratia e Gëzim Xhambazit
Ka marrë fund arratia e 38 vjecarit Gëzim Xhambazi, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Zyra qendrore kombëtare e interpolit në Tiranë, në bashkëpunim me homologët e saj në Athinë bënë të mundur ekstradimin e 38 vjecarit nga Devolli, në Rinas, ku ai iu dorëzua autoriteteve policore.
Gëzim Xhambazi, u arrestua më 24 shkurt 2010, nga autoritete Greke pasi nga kontrolli i ushtruar në mjetin e tij është gjetur fëmija M.K., të cilën ky shtetas e kishte kaluar ilegalisht në Greqi.
Ndërsa po nga policia greke më 26 shkurt 2010 u deportua përmes pikës së kalimit kufitar Kapshticë, shtetasja Teuta K., së bashku me dy fëmijët e saj vajzën M.K., të gjetur në mjetin e shtetasit Xhambazi dhe djalin e saj me iniciale A. K.
Gjykata e Korcës kishte caktuar ndaj 38 vjecarit masën e arrestit me burg pasi e shpalli atë fajtor për “Ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri“, parashikuar nga neni 298/1 i kodit penal.
(a.h/BalkanWeb)