Marije Kraja, Teatri i Operas kujton 100 vjetorin e saj
TIRANE- Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit shfaqi mbrëmjen e sotme koncertin homazh “Në flatrat e këngës”, për sopranon lirike, Marie Kraja me rastin e 100 vjetorit të saj të lindjes.
Koncerti u luajtë nga solistët dhe orkestra simfonike e T.K.O.B nën dirigjimin e mjeshtrit të madh Zhani Ciko.
Në fillim të koncertit u shfaq një dokumentar mbi jetën e Artistes së Popullit, një prodhim i TVSH-së, ku vetë Kraja rrëfente jetën e saj në një intervistë të vitit 1979. Më pas mbrëmja u çelë nga sopranoja Mariana Leka me interpetimin e pjesës “Idomeneo”.
Koncerti ishte konceptuar në disa pjesë muzikore të lidhura me jetën e saj, “Mbresa nga vitet e fëmijërisë” ku u interpretua pjesë nga “Flauti Magjik” i Mozart, “Nga hapja e perdes së parë të Operas” ku u interpretuan pjesët “Rusalka”, “Ivan Susanin”, “Nusja e shitur”, etj, “Interpetuesja e parë në operan kombëtare”, “Në flatrat e muzikës”, “Diviza e jetës sime”, “Mes yjeve të plejadës së parë lirike”. Mbrëmja përfundoi me një përshëndetje nga nxënëset e Marie Krajës, ku interpetoi edhe Edith Mihali.
Marie Kraja lindi më 24 shtator 1911 ne Zarë të Dalmacisë dhe vdiq në Tiranë më 21 nëntor 1999.
Për meritat e saj si artiste dhe mësuese Maria Kraja u nderua me çmime, medalje dhe tituj të ndryshëm. Është vlerësuar me titullin “Artiste e Popullit”, mban Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të parë, medaljen “Mjeshtre e Madhe e Punës” dhe Laureate e Çmimit të Republikës së Klasit të Parë. Koncerti “Në flatrat e këngës” vjen si bashkëpunim i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
(s.g/balkanWeb)