Putin në Turqi, mbi krizën siriane mes spekulimeve për shëndetin e lig
Turqi- Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdogan për të diskutuar mbi konfliktin sirian, i cili ka tensionuar marrëdhëniet dypalëshe.
Moska është aleati kryesor i Sirisë, ndërsa Ankaraja është duke mbështetur rebelët në përpjekje për të larguar presidentin sirian Bashar al-Assad.
Në tetor, Turqia ndaloi një aeroplan Siria pasi u dyshua se tranportonte pajisje ruse të mbrojtjes, një kërkesë që refuzohet si nga Moska ashtu dhe Damasku.
Përpara takimit të së hënës, një zyrtar i politikës së Jashtme ruse, u citua të ketë thënë se të dyja palët do të kenë një “bisedë të detajuar” për Sirinë.
Yuriy Ushakov tha gjithashtu se ai shpreson se një “shkëmbimi i pikëpamjeve duhet të çojë, nëse jo me një zë të përbashkët, të paktën në një kuptim më të mirë të veprimeve të njëri-tjetrit”-, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax e Rusisë.
Presidenti Putin pritet gjithashtu të ngrejë shqetësimet e tij në lidhje me disa nga lëvizjet e fundit të Ankarasë, duke përfshirë edhe kërkesën e saj për NATO-n për të vendosur antiraketa Patriot në kufirin turk me Sirinë.
Turqia thotë se është thjesht një lëvizje mbrojtëse, por Rusia ka paralajmëruar se do të dobësojë stabilitetin në rajonin e paqëndrueshëm.
Takimi i Stambollit do të jetë ndërmarrje e parë e zotit Putin jashtë Rusisë, që nga një vizitë në Taxhikistan në tetor. Raportet në mediat ruse kanë sugjeruar se 60-vjeçari sportist i etur po vuan nga një dhimbje shpine.
Presidenti Alexander Lukashenko i Bjellorusisë, i cili ka marrëdhënie të ngushta me Rusinë, i tha agjensisë së lajmeve Reuters javën e kaluar se zoti Putin e kishte së fundmi “shtrembëruar shpinën e tij” duke luajtur xhudo.
Në Japoni, kryeministri Yoshihiko Noda u citua nga mediat vendase të ketë thënë se ai kishte shtyrë një vizitë të planifikuar për shkak se “gjendja shëndetësore e presidentit Putin është e keqe”.
Por zëdhënësi i Putin-it, Dmitry Peskov Putin ka rrëzuar spekulimet, duke thënë se thashethemet në lidhje me shëndetin e shefit të tij kishin qenë “duke lulëzuar proporcionalisht”. Bisedimet në Stamboll pritet gjithashtu të përqëndrohen në çështjet e energjisë.
Dorina Bilbili/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: