E Diel, 1 Nëntor 2026

Lindje e Mesme, OKB-ja paralajmëron Izraelin për minim të paqes rajonale

SHBA- Planet izraelite në një zonë strategjike të ndjeshme të tokës pranë Jeruzalemit Lindor do të ishin “goditje pothuajse fatale” për shpresat e paqes, ka paralajmëruar kreu i OKB-së Ban Ki-moon.

“Palestinezët në Jeruzalemin Lindor mund të shkëputen tërësisht nga pjesa tjetër e Bregut Perëndimor”,- tha ai.

Izraeli ka autorizuar 3.000 njësi shtesë banimi një ditë pasi OKB-së votoi për të përmirësuar statusin e palestinezëve. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të vazhdojë me planet e ndërtimit.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbështeti një propozim të enjten nga presidenti palestinez Mahmud Abaz, për të ndryshuar statusin e palestinezëve në OKB, tanimë si shtet vëzhgues.

Në një deklaratë të dielën, Z. Ban shprehu “shqetësim të madh” dhe zhgënjimin mbi 3.000 njësitë e autorizuara të vendbanimeve izraelite në Jeruzalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor. Ai ishte më i bindur se çdo plan për të ndërtuar në zonën e ashtuquajtur E1- mes Jeruzalemit dhe Bregut Perëndimor të Maaleh Adumim- duhet të shfuqizohet.

Në një zhvillim të veçantë, qeveria izraelite tha gjithashtu se do të jetë ndalojë një transferim prej $ 100 milion (£ 62 milion) të të ardhurave tatimore që ajo ka mbledhur në emër të Autoritetit Palestinez. Izraeli tha se kjo vinte për shkak se palestinezët nuk kishin shlyer një borxh $ 200 milion për një firmë izraelite të energjisë elektrike.

Rreth 500.000 hebrenj jetojnë në më shumë se 100 vendbanimeve të ndërtuara që prej pushtimit të Bregut Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor. Vendbanimet janë konsideruar të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, edhe pse Izraeli e kundërshton këtë.

Dy dekada më parë negociatat mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez kanë dështuar për të prodhuar një zgjidhje të përhershme, me raundin e fundit të bisedimeve të drejtpërdrejta që u mbyll në vitin 2010.

Dorina Bilbili/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›