E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buffon vazhdon me Juventusin

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka vendosur ti ofrojë kontratë të re portierit Gianluigi Buffon ka njoftuar të enjten e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport.

Kontrata e Buffonit me Juventusin skadon në fund të këtij sezoni por palët janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për vazhdimin e qëndrimit të tij në klub deri në verën e vitit 2016.

Me kontratën e re Buffon do të pranojë ulje të pagës nga 6 milionë euro në rreth 4.5 Buffon tani është kapiten i Juventusit dhe Italisë, pas largimit të Alessandeo Del Pieros gjatë verës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›