E Diel, 1 Nëntor 2026

Merr udhë 4-vjeçari i ri i reformave integruese të Shqipërisë - Kabineti “Berisha 2”, votohet sot në Kuvend

TIRANE – Pas dekretimit të 15 ministrave të kabinetit të ri nga Presidenti i Republikës, qeveria “Berisha 2” do të votohet gjatë ditës së sotme në Parlament. Vendimi është marrë pas një marrëveshjeje mes kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryeministrit, Sali Berisha. Një gjë e tillë ndodhi dje, duke i dhënë fund në këtë mënyrë odisesë së krijimit të kabinetit të ri qeveritar, i cili do të drejtojë vendin gjatë periudhës së viteve 2009-2013. Kryetarja e Kuvendit në marrëveshje me Kryeministrin e Shqipërisë kanë vendosur mbledhjen e parlamentit në seancë plenare ditën e mërkurë, datë 16 shtator 2009 ora 18.00. Një fakt i tillë është i bazuar në nenin 110 të rregullores së Kuvendit, ku në pikën 1 të tij thuhet saktësisht se, “Dita e seancës plenare për miratimin e programit politik dhe të përbërjes së Këshillit të Ministrave, në zbatim të nenit 97 të Kushtetutës përcaktohet nga kryetarja e Kuvendit në marrëveshje me kryeministrin”. Një ditë më parë ka shënuar dekretimin prej presidentit të Republikës së emrave të kabinetit të ri qeverisës, duke kaluar në këtë mënyrë edhe pengesën e fundit që mund të haste qeveria e re. Tashmë, asaj i është hapur rruga drejt Kuvendit, duke pritur që sot zhvillohet edhe seanca përkatëse ku ai do të votohet me votat e mazhorancës, pasi opozita pritet ta bojkotojë sërish atë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›