E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, arrestohet grabitësi i eurollotos

Policia e Fushë Krujës ndaloi 40 vjecarin në autostradë Fushë Krujë-Tiranë. Në automjetin e tij u gjet edhe një armë automatik që mendohet se është arma me të cilën autori kreu grabitjen. 

FUSHE KRUJE- Arrestohet sot grabitësi i pikës së basteve në qytetin e Fushë Krujës. Policia lokale ka vënë në pranga 40 vjecarin Ismet Ryshi autor të grabitjejes me armë të ndodhur pas mesnatës së të dielës në një pikë bastesh. Ryshi kishte hyrë me automatic në pikën e erullotove duke qëlluar në drejtim të aparaturave duke terrorizuar personat që ndodheshin në ato momente në lokal. Pasi ka arritur të merrte rreth 400 mijë lekë , 40 vjecari ishte larguar nga vendngjarja me një mjet me targa të Kosovës.
Policia e Fushë Krujës e cila e kishte vënë në kërkim e ndaloi Rryshin në autostradë Fushë Krujë-Tiranë, ndërsa lëvizte me mjetin e tij. Në automjet u gjet edhe një armë automatik që mendohet se është arma me të cilën autori kreu grabitjen.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›