E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, pranga shqiptares,gjobiste drogmenët

Policia italiane prangosi 5 shtetas italianë të cilët akuzohen se kërcënonin shpërndarësit e drogës që të paguanin për cdo sasi droge të shitur. Mes tyre do hetohet në arrest shtëpie edhe një 30 vjecare shqiptare. 

BARI- Një 30 vjecare shqiptare është arrestuar në Bari të Italisë pasi akuzohet se së bashku me disa shtetas italianw detyronin shpërndarësit e drogës tu jepnin 6000 euro për cdo sasi droge të shitur. Pas hetimeve të karabinierëve italianë kanë rënë në pranga një 35-vjecar italian i quajtur Xhovani Xhalo dhe shqiptarja 30-vjecare Eriselda Dane, me të cilën bashkëjetonte si dhe 3 italianëve të tjerë, të cilëve policia italiane u ka bërë të ditur vetëm inicialet. Aktivitetin banda e kishte nisur rreth 1 vit më parë ku ata jepnin kredi për drogë deri në vlerën 500 Euro. Me kalimin e muajve borxhi ndaj tyre rritej, dhe përdoruesit e drogës, nën peshën e borxhit nuk ishin në gjendje tia dilnin më mbanë. Hetimet nisën më 12 gusht kur, një anëtar i bandës keqtrajtoi një 30-vjecar me qëllim që ta detyronte të paguante. Sipas medias italiane, 5 shtetasit italianë do hetohen në arrest me burg, ndërsa shqiptarja Eriselda Dane do të hetohet në arrest shtëpie.

(s.g/NEWS24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›