E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merret peng nje i ri ne Tirane

Katër persona kanë rrëmbyer dhe e mbajnë peng një të ri rreth të 30-tave në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në orët e pasdites , kur 4 persona kanë grabitur nën kërcënimin e një pistolete shtetasin Sajmir Shenjatari 30- vjeç. Rrëmbyesit e kanë detyruar me forcë të riun të futet në një makinë fuoristada, ku më pas janë larguar me shpejtësi.

Ende nuk ka detaje për ngjarjen, por burime policore bëjnë me dije se dyshohet se Shenjatari është pronar i një llotoje dhe furre buke në Tiranë.

Strukturat e policisë të komisariatit numër 4 në kryeqytet, pasi kanë marrë një telefonatë nga familjarët e personit të rrëmbyer janë vënë menjëherë në lëvizje për identifikimin dhe kapjen e pengmarrësve.

Policia bën me dije se personat janë larguar në drejtim të Dajtit, ndërkohë që strukturat e policisë së komisariatit numër 2, 3 dhe 4 kanë bllokuar çdo rruge dytësore që do të bëjë të mundur lokalizimin e personave.

Mësohet se policia po negocion me njërin nga personat nëpërmjet telefonit, ndërkohë që nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›