E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merret peng per nje parking

Lezhe- Kater persona kane marre peng per 10 minuta nje 33-vjecar, te cilin e kane keqtrajtuar dhe kercenuar me jete. Shkak eshte bere perplasja per parkingun ne qender te qytetit te Lezhes, ku Emiljano Colaj, mbante nje vend te lire per te afermin e tij, ndersa te dyshuarit qe u arrestuan pas krimit, nuk kane pritur shpjegime duke e marre me force ne makinen e tyre. Burime zyrtare te policise konfirmuan lajmin dhe bene me dije se, kane hetuar fillimisht perplasjen mes dy grupeve per shkak te nje femre. Por gjate deshmive te dy paleve eshte mesuar se, si shkak ka sherbyer konflikti per parkingun. Ne pranga jane vene te dyshuarit Sokol Ivanaj, 34 vjec, Florian Rudi, 33-vjec, kusheriri i tij Anton Rudi, 30 vjec, si dhe Ferdinant Palaj, 30 vjec. Ata akuzohen per vepren penale te "heqjes se paligjshme te lirise se personit ne bashkepunim".

Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem ne qender te qytetit. Ndersa udhetonin me automjetin e tyre tip "Alfa Romeo", ne pronesi te Sokol Ivanajt, Florian e Anton Rudi dhe Ferdinant Palaj, jane perpjekur te parkojne ne nje prej vendeve te lira. Por aty jane ndeshur pikerisht me 33-vjecarin Colaj, i cili u ka deklaruar se vendin e mbante per nje te afermin e tij dhe nuk mund te parkonin. Debati per pak caste ka degjeneruar ne sharje dhe me pas, ne marrjen me force te 33-vjecarit ne makinen me targa LE4064A. Pasi e kane shetitur per 10 minuta neper qytet duke e goditur me grushte ne fytyre, agresoret e kane kercenuar me jete te riun. Me pas e kane zbritur po ne te njejtin vend ku dhe e moren, duke u larguar me shpejtesi. I demtuari i eshte drejtuar Komisariatit te Lezhes per denoncim, duke dhene edhe emrat e te dyshuarve. Burime zyrtare te policise thane se mes te rinjve mendohet te kete pasur perplasje edhe me pare, ndersa ngjarja e djeshme ka ndodhur per motive te dobeta. Pas dy oresh eshte bere e mundur qe te dyshuarit te ndalohen per krimin e kryer dhe kane dhene deshmi se ngjarja kishte ardhur pasi u kundershtuan per parkimin. Te dyshuarit jane te paproceduar penalisht me pare dhe banues ne Zejmen dhe Ishull Lezhe.

A.Bushi

Te dyshuarit:

Sokol Ivanaj

Florian Rudi

Anton Rudi

Ferdinand Palaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›