"Ankthi ne pritje te Romeos"
Vlore- Nje gomone me 3 persona ne bord, per te cilet thuhet se jane peshkatare, rezulton e humbur ne ujerat e Adriatikut qe prej pasdites se diele. Alarmi eshte dhene mengjesin e dites se djeshme nga familjaret e te humburve ne Kapitenerine e Portit te Vlores, ndersa kerkimet deri ne mbremje nuk kane dhene sukses, pavaresisht bisedave telefonike me te humburit. Besohet se ata gjenden ne ujerat perballe Shengjinit ose te Ulqinit.
Ankthi
Arbeni, vellai i Romeo Pullazit, nje prej tre personave qe gjenden ne gomone dhe po kerkohet prej 24 oresh, ka ndenjur gjate gjithe dites se djeshme ne Kapitenerine e portit te Vlores me telefon ne dore. Deklarimet e tij dhe te familjareve qe prisnin me ankth te rejat nga deti Adriatik per fatin e tre peshkatareve jane te pakta, per shkak edhe te gjendjes shpirterore. Ndersa here pas here bie zilja e celularit nga ku marrin kontakt me Romeon qe kerkon ndihme pasi dallget sa vinin dhe beheshin te fuqishme, kurse erresira shtonte rrezikun. Bashkeshortja e Romeos kishte bere e para njoftimin ne kapitenerine e portit te Vlores dhe qe prej atij momenti gjendja e saj shendetesore nuk ka qene e mire, per shkak te ankthit. Vellai i Romeos shprehet se "nuk kishte dijeni per vozitjen ne det me qellim peshkimin". Zeri i tij degjohet vetem ne momentin qe i drejtohet shefit te kapitenerise per informacionet qe mund te kete marre nga i vellai me telefon. Qe prej ores 17:30, telefoni i Romeo Pullazit rezultonte i fikur, kjo edhe per shkak te baterise qe prej tre ditesh ishte e pakarikuar. Ne det me Romeon jane edhe Sotir e Niko Golaj, kurse gomonia ka nje force prej 20 kuaj fuqi dhe mesohet se ka pesuar defekt gjate udhetimit ne Adriatik.
Rrefimi
"Romeo eshte nisur me dy persona te tjere per peshkim te dielen. Pasi nuk u kthye mengjesin e djeshem (e hene), provuam per ta marre ne telefon, por nuk e kapem dot. Me pas ne oren 12:00 na mori vete Romeo dhe na tha se ndodheshin ne rrezik dhe se duhej te njoftonin Kapitenerine dhe policine", rrefen i vellai. Gjate vozitjes ne gjirin e Vlores u eshte fikur motori dhe me pas kane lundruar pa asnje koordinate te sakte dhe nen drejtimin e dallgeve te fuqishme. "Na tha se arrinte te shikonte nje traget qe me pas ishte zhdukur. Njoftuam Kapitenerine dhe policine dhe ata nisen kerkimet. Nuk e dinin vendin e sakte se ku ndodheshin", vijon i vellai rrefmin. Burime zyrtare shpjeguan se mendohet qe gomonia te jete shtyre nga dallget deri ne ujerat territoriale te Malit te Zi. Ne mbremje eshte arritur dhe kontakti i fundit, ku te rinjte deshmuan se shihnin drita. "Mendojme se ndodhen ose perballe Shengjinit, ose ne Ulqin", thane autoritetet portuale. "Per disa ore nuk kemi kontaktuar me te ne linje telefonike dhe jemi shume te shqetesuar per jeten e tre personave qe ndodhen ne gomone. Romeo dilte per peshkim vazhdimisht duke gjuajtur me pushke deti dhe shume rralle dilte per peshkim me gomone me rrjeta", shpjegon i vellai me tej. Nderkohe qe kerkimet me tragete, anije detare dhe helikoptere deri ne mbremje kane rezultuar pa sukses, megjithese shpresohet se nuk jane shume larg bregdetit. "Jemi ne ankth dhe kerkojme ndihme qe te shpetohen tre jete", perfundon vellai i nje prej peshkatareve.
Ornela Hila