E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Po bejme te pamunduren per t'i gjetur"

Shefi i Kapitenerise se portit te Vlores, Anastas Goga, deklaroi se fale nje telefoni celular qe tre personat ne gomone kane pasur eshte bere e mundur qe te komunikohet me ta. "Aktualisht jane vene ne levizje kapiteneria e Durresit, Vlores, Shengjinit dhe anije malazeze, te cilat po inspektojne zonen prej mengjesit te se henes", tha Goga. Te humburit jane shprehur se arrinin te shihnin nje mal, nje traget dhe ne mbremje drita te shumta shume afer. "Por ata nuk kane ditur t'i percaktojne koordinatat, duke veshtiresuar edhe kerkimet, por mendojne se gjenden afer Shengjinit", sqaroi Goga. Ne komunikimin e fundit me familjaret ata kane deklaruar se dallget kane veshtiresuar qendrimin e tyre te metejshem ne det. "Po bejme te pamunduren per t'i gjetur dhe kemi aktivizuar disa mjete lundruese ne bashkepunim me portet e tjera", sqaroi mbreme vone shefi i kapitenerise se Vlores.

Gomonia, e papershtatshme per peshkim

Gomonia eshte e gjate rreth 4 metra dhe e pajisur me motor te vogel, 20 kuaj fuqi. Fikja e motorit per shkak te nje defekti dyshohet se ka qene shkaku i mbetjes ne mes te dallgeve te tre peshkatareve qe nuk mund te drejtojne dot lundrimin. Ne gomone nuk ka pasur mjete te komunikimit me kapitenerine, si peshkarexhat apo anijet, ndersa porti nuk eshte vene ne dijeni per kete lundrim. Ngjarja eshte denoncuar vetem nga familjaret e peshkatareve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›