E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbja e peshkatareve pas defektit ne motorin e gomones

Peshkataret Sotir e Niko Golaj dhe Romeo Pullazi, kane dale gjate dites se diele per peshkim me nje gomone 4 metra te gjate dhe te pershtatur per kete lloj gjuetie. Pullazi njihej per gjuetine me pushke ne det, kurse dy te tjeret per peshkimin me rrjeta. Por fikja e motorit gjate mbremjes dhe humbja e koordinatave si pasoje kushteve atmosferike ka sjelle panikun tek te rinjte. Gjate dites se hene ata kane kontaktuar me familjaret duke kerkuar ndihme dhe qe te shkonin prane Kapitenerise se gomonia kishte mbetur ne mes te detit. Pikerisht duke u gdhire dita e djeshme Kapiteneria ka marre denoncimin nga familjaret, duke vene ne dijeni homologet e Shengjinit dhe te Durresit. Po keshtu eshte marre kontakti ne telefon me Romeo Pullazin, i cili ka dhene disa koordinata dhe se arrinte te shikonte nje traget qe besohej se ishte i linjes Durres-Ankona. Dallget e detit kishin zhvendosur gomonen ne drejtim te Veriut. Por trageti sipas peshkatareve ishte zhdukur menjehere duke mos u ardhur ne ndihme. Kapiteneria e Durresit dhe Vlores njoftoi se jane vene ne kerkim helikoptere dhe nje anije malazeze, pasi mendohej se gomonia gjendej ne keto ujera territoriale. Kerkimet kane zgjatur per mese 20 ore, por pa asnje rezultat dhe shpesh ne kontakte telefonike peshkataret kane akuzuar per neglizhence autoritetet portuale. Policia e Shtetit njoftoi mbreme se ishte vene ne dijeni te ketij rasti dhe se po bashkepunonte me homologet e Malit te Zi per gjetjen e Peshkatareve. Edhe drejtori i Policise Kufitare te Shkodres, Besnik Zela, ka marre kontakte me homologet malazeze per operacionin e kerkim-shpetimit. Sipas kapitanerive, deti ka nje force deri ne 7 balle dhe rajoni i mbuluar nga mjegulla qe veshtireson operacionin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›