Merrnin rryshfet për provime, 3 pedagogë dhe 4 sekserë nën hetim
Korcë- Marrja e rryshfeteve nga nxënësit dhe shpërdorimi i deyrës është shfaqur përsëri dhe këtë rradhë në qytetin e Korçës.
Prokuroria e qytetit juglindor ka vënë nën hetim aktivitetin e 3 pedagogëve pasi dyshohen për akuzat e sipërpërmandura.
Nga të dhënat paraprake mësohet se personat që po hetohen janë Gjergji Capollari, pedagog në Universitetin Bujqësor, Lorenc Konomi, pedagog tek Mësuesia, si dhe Rezarta Hoxhallari, pedagoge tek Fakulteti i Edukimit.
Organi i akuzës ka nisur hetimet që në muajin shtator, por detajet janë bërë të ditura ditën e sotme. Nga provat e mbledhura dyshohet se tek pedagogët ndërhynin 4 sekserë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.
Mes tyre bën pjesë dhe nje student nga Pogradeci. Sipas prokurorisë, pedagogët merrnin 15 mijë lekë të reja në këmbim të një provimi.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: