SHBA percjell viktimat e para te masakres ne Connecticut

U mbajtën mëngjesin e së hënës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ceremonitë e para mortore të viktimave të masakrës në shkollën fillore të Konektikatit.
Noah Pozner dhe Jack Pinto, të dy 6-vjeçarë, u përcollën në dy ceremoni, në të cilat shprehën nderimin e tyre me qindra persona.
20 fëmijë dhe gjashtë gra mbetën të vrarë kur një 20-vjeçar me probleme të rënda personaliteti hapi zjarr me breshëri në shkollën fillore “Sandy Hook”, gjatë së premtes.
Agresori i identifikuar si Adam Lanza mbeti i vrarë në vendngjarje. Përpara se të realizonte masakrën, i riu kishte qëlluar në shtëpi edhe nënën e tij.