E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alizoti Lista paraprake e zgjedhesve te perfundoje ne janar

Prefekti i Qarkut të Durrësit Genci Alizoti dhe ai i Vlorës Eduart Veçani u kanë kërkuar krerëve të njësive vendore dhe punonjësve të gjendjes civile brenda 3 janarit të vitit të ardhshëm të përfundojnë pastrimin dhe publikimin e listës paraprake të zgjedhjeve në mënyrë që të jetë gati lista përfundimtare. Në një takimin me punonjësit të zyrave të gjendjeve civile si dhe krerët e njësive vendore të qarkut, prefekti i Durrësit Alizoti është shprehur se duhet pasur parasysh në listën zgjedhore dublimet, lënien e shtetësisë dhe personat me moshë mbi 100 vjeç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›