E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meryl Streep: Plakja më bën të bukur!

Për të tjerat kalimi i viteve do të thotë raste më të pakta dhe ato të pakta role bien në nivelin e karikaturave. Por Meryl Streep nuk është si të tjerat. 14 kandidatura, dy oskar dhe 6 Golden Globe. U bënë 30 vjet tashmë që protagonistja e “Afrikës sime” mban pas titullin e më të madhes aktore bashkëkohore.

Kalimi i kohës( vitin që vjen mbush 60 vjeç) duket se ka bërë edhe më të fortë. Vazhdon të mbajë rrudhat e saj dhe kalon nga një film në tjetrin, duke treguar një aftësi të jashtëzakonshme për të përballuar role dramatikë dhe historikë, lufte e komedi.

Me “Mamma Mia!” i ka kthyer krenarinë brezit të “vajzave” në menopauzë, por që nuk kanë më asnjë qëllim që t;i vërë jeta përposhtë e të heqin dorë nga ëndërrat e dashurisë dhe të qënurit “mbretëresha e vallzimit”.

Kur bëhet fjalë përMeryl Streep nuk mund të thuash se ka diskriminim tek gratë e moshës së tretë. “Janë kthyer nga 6 filma në harkun e 18 muajve, gjë që nuk më kishte ndodhur kurrë në jetën time. Ishin të gjithë projekte interesantë dhe nuk dita të thosha jo. Tani mund atë marr një pushim, por në shkurt rifilloj”

Po kush është sekreti i kësaj jetëgjatësie në një industri, ku një grua që i ka kaluar të 40-at, quhet e vjetër?

“E rëndësishme është të bësh një jetë të shëndetshme dhe të mos fiksohesh pas pajes së jashtme dhe të shohësh procesin e plakjes, jo si një fatkeqësi, por si një mundësi për të ndryshuar dhe për t’u rritur. Nëse do që njerëzit të vazhdojnë të identifikohen me ty, në vend që të luftosh, duhet ta përqafosh. Pastaj nuk është që me kalimin e viteve ndryshojmë kaq shumë. Gjërat që të japin kënaqësi vazhdojnë të jenë të njëjtat, që vlerësonim që fëmijë: të shijosh një ushqim të mirë, të jemi të dashuruar dhe të prekshëm. Shumë e thjeshtë”.

Ajo ka treguar pasojat e kirurgjisë plastike në filmin “Vdekja të bën të bukur”.

“Një komedi e zezë, tepër argëtuese e Robert Zemekis, tek i cili, për të mbetur e re, bëj një lloj pakti me djallin dhe pija një eliksir misterioz me rezultate paradoksale: por në fakt jo edhe shumë, duke parë se ç’po ndodh në Hollywoodin e ditëve të sotshme”.

Sa i përket këtyre lloj ndërhyrjeve ajo thotë se “Nuk gjykoj veprimet e të tjerëve. Nëse dikush preferon të ketë një ball pa rrudha dhe pa shprehje, sy të shuar, gojën e fryrë, le t’i bëjë. Por jo, faleminderit, nuk bëjnë për mua. Unë e dua fytyrën time, ekspresivitetin tim, faktin që koha ka lënë shenja mbi trupin dhe shpirtin tim. Është kaq e shlodhshme”. (La Stampa)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›