IS, Rama zgjidhet kreu për Europën Juglindore
Tiranë- Kryetari i PS, Edi Rama në mbledhjen e fundit të Këshillit të Internacionales Socialiste, është zgjedhur Kryetari i Komisionit për Europën Juglindore të Internacionales Socialiste. Lajmi është dhënë sot nga sekretarja e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në PS, Arta Dade.
“Kjo detyrë i është ngarkuar z. Rama pas një përvoje tejet pozitive në drejtim të Partisë Socialiste duke sjellë risi, në të majtën europiane, sic është rasti i aplikimit me sukses të parimit një anëtarë një votë, dihet që z. Rama është zgjedhur përmes këtij parimi duke e hapur partinë drejt shoqërisë civile, duke ofruar mjaft të rinj dhe duke përcaktuar kuota, dhejo vetëm për përfaqësimin e grave, por edhe për përfaqësimin e të rinjve”- tha ajo.
Sipas Dades, Rama me një vizion bashkëkohor dhe modern në politikën shqiptare, ka ofruar modele larg konfliktualitetit, i cili ka qenë i pranishëm për një periudhë të gjatë dhe ka dëmtuar interesat madhore të vendit.
Ai ka aplikuar politikën e konsensusit për reformat madhore, të cilat i kalojnë kufijtë partiak, por gjithashtu duke punuar dhe duke sjell risi edhe në hartimin e platformave politike, apo elektorale, siç është rasti i Dialogut me Shqipërinë, i cili ka filluar duke marrë opinionet nga ata që ndiejnë efektet e çdo qeverisje dhe jo nga zyrat, në qendër apo në zyrat e ekspertëve, sigurisht, kjo është arritur me bashkëpunimin e ekspertëve, jo vetëm të PS e cila është e mirëpritur dhe e vlerësuar nga ana e partnerëve tanë europianë .
Ajo ka theksuar më tej se Rama mbetet një partner dinjitoz i të majtës europiaine dhe Internacionales Socialiste, edhe për risitë që ka sjellë, por dhe për vizionin që ai ka. Ai ka ardhur në politikë në krye të PS, si një kryebashkiak i vitit në botë vlerësuar në 2004 nga OKB-ja, vjen me karta shumë të forta qeverisëse.
“Besoj, që në krye të Komisionit të Evropës Juglindore, z. Ramaka për ta bërë këtë organizatë kaq të fuqishme një avangardë të socialdemokracisë, në mënyrë të veçantë të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit në një rajon, i cili shikon nga e ardhmja socialistesfida të jashtëzakonshme të integrimit.”- përfundoi Dade.