Pranga të riut, në një ditë vodhi 3 Mercedes Benz
Durrës-Është arrestuar mbrëmë në flagrancë 22-vjeçari, Armand Qazimi nga Durrësi i cili kishte vjedhur tre makina në një ditë. Por herën e fundit nuk arriti i shpërojë policisë. Prangosja e tij u bë pas denoncimit të shtetasit Ferhat Cullhaj i cili njoftoi sallën operative se i kanë vjedhur automjetin e tij tip “Benc-Mercedes” me targe Dr 6516 B.
Policia kontrolli zonën duke bllokuar daljet e mundeshme nga qytetit. Si rezultat i veprimeve të shpejta në afërsi të lagjes 18, u realizua gjetja e mjetit të vjedhur si dhe kapja e shtetasit Armand Qazimi, i cili ishte duke e drejtuar atë.
Pas arrestimit të policisë, rezultoi se ai ishte hajdut profsionalist. Më datë 20 nëntor kishte vjedhur në orët e drejës autoveturen me targe DR 1863 C në pronesi te shtetasit Ilirjan Karati. Po dje pasdite ai kishte vjedhur edhe automjetin tip “Benc Mercedes” me targe DR 7774 D në pronësi të shtetasit Arben Hoxha.
Këto vjedhje 22-vjeçari i kishte kryer në bashkepunim me persona të tjerë. Vazhdon puna në bashkëpunim me Komisariatin e Policise Kamez per gjetjen e ketyre automjeteve si dhe identifikimin e autoreve te tjere te cilet ne bashkepunim kane kryer keto vepra penale.