E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mes debatesh, Këshilli Bashkiak miraton 5 propozimet

Në mbledhjen e tij të parë për këtë vit, Këshilli Bashkiak edhe pse me debate ka miratuar 5 projektvendimet sipas axhendës së kësaj mbledhje. Projektvendimi i parë i cili mori 28 votat pro vetëm nga këshilltarët e mazhorancës sepse opozita nuk votoi, është për fondin e pa përdorur përgjatë 2011-tës. Në këtë pikë kryebashkiaku Lulzim Basha, i cili ka qëndruar në të gjithë mledhjen tha se kjo shumë do të përdoret në dobi të qytetarëve, invesimet që lidhen me zgjatime të bulevardeve, ndëryrjet në infrastrukturë nga “Brryli” në lagjen “Ali Demi”, shpronësimet për “Varreza” si dhe një sërë reabilitimesh të tjera në shkolla.
 

Ndërsa këshilltari i Partisë Socialiste, Aldrin Dalipi, thotë se administrata Basha përdor politikisht projektbuxhetet. Në këtët rast janë investimet e pakta që lidhen me njësitë ku janë të mandatuar të majtët. Gjithashtu sipas Dalipit administrata e Bashës ka bërë largime politike. Pavarësisht debateve, këshilltarët e djathtë, të vetmit që votuan por me shumicë votash kaluan këtë projektvendim.
 

Cështja e dytë që ngjalli jo pak debate ishte ajo e marrjes në pronësi në shoqërisë Ujësjellës Kanalizime nga Bashkia Tiranë. Në këtë rast debateve mes të djathtëve dhe të majtëve lidheshin me bordin drejtues të kësaj shoqërie. Basha tha se në 5 mars të gjithë qytetarët që janë mbifaturuar do të likujdohen duke ju kthyer mbrapsh paratë nga mbifaturimi.
 

Një nga projektvendimet në të cilën të gjithë anëtarët e këshillit gjetën gjuhën e përbashkët ishte ajo e klubit sportive të Tiranës për ta kthyer atë një një shoqëri aksionere. Opozita në këtë rast e sheh si një buxhet jo faktik. Pavarësisht debateve, edhe opozita voton pro ndaj këtij propozimi të bashkisë.
 

Ndërsa këshilli në fund ka miratuar edhe projektvendimin që lidhej me krijimin e qëndrës sociale "Shtëpia e Përbashkët" në Laprakë dhe propozimin e bashkisë për vendosjen e pllakës përkujtimore në banesën e Artistit të Popullit, Kadri Rroshi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›