Te demtuarit nga tragjedia e Gerdecit dorezojne dy padi ne gjykata

Gjykate e Larte kerkohet rigjykim per ish-ministrin Mediu. Ne Gjykaten e Tiranes kerkohet demshperblim financiar per 108 te demtuar
Tre vjet pas tragjedise se rende ku humben jeten 26 persona dhe mjaft te tjere u plagosen te demtuarit e Gerdecit ndermarrin nje tjeter hap ligjor teksa pjesa me e madhe e te cileve u jane rrezuar nga gjykata. Pa humbur shpresat dhe me besim te drejtesia sic edhe ata shprehen jane 26 nga te plagosurit rende qe me ane te nje padie penale i jane drejtuar Gjykates se Larte. Padia penale ka si padites 24 te plagosurit me rende diten e tragjedise ndersa te paditur jane ish-ministri i Mbrojtjes ne ate kohe Fatmir Mediu ish-administrator i kompanise Albademil Mihal Delijorgji ish-drejtori i ndermarrjes shteterore Meico Ylli Pinari dhe ish-drejtori i fabrikes se demontimit ne Gerdec Dritan Minxolli. Permes kesaj padie penale te demtuarit me rende nga kjo tragjedi kerkojne rigjykimin e ish-ministrit Mediu si dhe demshperblim nga personat qe administronin fabriken e demontimit. Paralelisht me kete padi edhe ne Gjykaten e Tiranes eshte depozituar nje tjeter nje padi civile ne te cilen kerkohet demshperblim per demin e shkaktuar nga tragjedia. Firmetaret e kesaj padie jane 108 te demtuar lehte mes te cileve jane edhe emrat e te demtuarve Roxhers Durda dhe Alketa Azizaj. Dy padite jane iniciativat me te fundit qe ndermerren nga familjaret e te demtuarve ndersa pak dite me pare familjaret e viktimave kane kerkuar nga gjykata gjykim te panderprere dhe se do jene vete pjesemarres ne cdo seance. Nderkohe ne Gjykaten e Tiranes vijon procesi gjyqesor kunder 29 te pandehurve te akuzuar per tragjedine. Aktualisht pas disa shtyrjeve te njepasnjeshme procesi ka ngelur ne fazen e pyetje-pergjigjeve mes te pandehurve edhe eksperteve qe kane pergatitur raportin per demet e shkaktuara shtetit ne Gerdec. Gjate seancave te meparshme ushtaraket e pandehur dhe disa civile te akuzuar kane kundershtuar raportin e eksperteve duke konstatuar pasaktesi ne perllogaritje.