Mungese tolerance ne Evrope - Studim i fondacionit Friedrich Ebert

Ne Evrope njerezit ndihen te kercenuar per shkak te migrimit. Kjo del ne pah nga nje studim i universitetit te Bielefeldit mbi mentalitetet antidemokratike. Keshtu gjysma e te gjithe te pyeturve ne disa vende eshte e mendimit se ne vendet e tyre ka shume emigrante dhe prandaj ne periudha krize vendasit duhet te kene perparesi per vende pune. Myslimanet jane vecanerisht te papreferuar si migrante.
Profesor Andreas Zick ekipi i te cilit e beri studimin i ngarkuar nga Fondacioni Friedrich Ebert paragjykimet dhe intolerancen perballe minoriteteve ne Evrope nuk i sheh si nje fenomen dytesor Ne kemi nje perhapje te gjere te armiqesise ndaj te huajve antisemitizem te forte i cili eshte i ri dhe me i kamufluar sepse lidhet me kritike ndaj Izraelit. Por ne gjejme edhe nje seksizem shume te forte ne shume vende te Evropes. Evropa ka nje problem me paragjykimet e saj perballe minoriteteve.
Paragjykime ndaj fese islame dhe hebrenjve
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Profesori Andreas Zick
Studiuesit pyeten ne fund te vitit 2008 me telefon nga 1000 qytetare ne Britanine e Madhe France Gjermani Hollande Itali Portugali Poloni dhe Hungari. Ajo qe rezultoi ishte se ne keto vende jane te perhapura shume pikepamjet ne baze te te cilave feja islame eshte nje fe e intolerances ose se hebrenjte perpiqen te nxjerrin perfitim nga fakti se kane qene viktima ne kohen e nazizmit. Disa pozicionime per te cilat pyeten studiuesit pasqyrohen ne forma shume te ndryshme ne vende te ndryshme. Keshtu vetem gjashte perqind e hollandezeve por 70 perqind e hungarezeve jane te mendimit se hebrenjte kane shume ndikim.
Gjermania paraqitet ne nivel mesatar persa i perket intolerances ndaj minoriteteve mendon studiuesi Zick Megjithate na duhet te themi shume qarte se armiqesia ndaj fese islame eshte e ngulitur shume thelle. Vecanerisht kur behet fjale per ate se si pershtatet kultura islame me kulturen gjermane. Ketu Gjermania nuk paraqitet mire. Dhe vecanerisht jo mire Gjermania paraqitet ne te ashtuquajturin antisemitizem modern. Kjo do te thote te paragjykimet ndaj hebrenjve te cilat ia ngarkojne pastaj politikes izraelite. Vetem 17 perqind e gjermaneve mendojne se kultura islame pershtatet mire me Gjermanine. Nje mbeshtetje shume me te gjere ka te francezet britaniket dhe portugezet.
Perbejne te huajt ngarkese apo pasurim
Ne pergjithesi rezulton qe ne shumicen e vendeve numri i emigranteve ndihet si i larte por kultura e tyre shihet si pasurim. Gati gjysma e britanikeve ndihen per shkak te numrit te madh te emigranteve si te huaj ne vendin e tyre. Mbi 70 ne Britanine e Madhe i japin pergjigje megjithate pohuese pyetjes nese emigrantet e pasurojne kulturen e vendit.
Pamje qartesisht raciste konfirmon studimi kur del ne pah se nje e treta e te pyeturve jane te mendimit se ka nje hierarki te natyrshme midis popujve te zinj dhe atyre te bardhe. Ky eshte nje element baze i pozicionimeve populiste te djathta dhe ekstremiste te djathta thone studiuesit. Shumica e evropianeve ka vec kesaj pozicionime seksiste sipas studimit sepse kerkon qe grate ta marrin me seriozisht rolin e tyre si bashkeshorte dhe nena duke mbeshtetur ndarjen tradicionale te rolit midis burrit dhe gruas.
Autor Bernd Grler/Auron Dodi
Redaktoi Angjelina Verbica