E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mes studenteve te zemeruar te Londres

Ka nga ata qe pas trazirave te Londres kete te merkure shohin nje tjeter lsquo68 ne Europe. Nje gje eshte e vertete qe shume revolucione dhe shnderrime e kane pasur zanafillen nga revolta e universitareve

Protestat e vitit 1968 filluan ne Berkley dhe ne Paris. Ato te vitit 1977 ne Itali dhe Gjermani dhe kushedi ndoshta do te themi nje dite qe nje levizje e re studentore nisi ne vjeshten e vitit 2010 ne brigjet e lumit Tamiz. Jam i sigurt qe eshte fillimi i dickaje shume te rendesishme thote nje student me librat nen sqetull. Nje tjeter Carl 23 vjec eshte i bindur qe manifestimi i dy diteve me pare ne Londer eshte vetem fillimi i dickaje shume me te madhe. Carl eshte student i njeres prej shkollave me prestigjioze te botes London School of Economic ne Londer. Do te vazhdojme qe te luftojme jo vetem per te ndaluar rritjen e taksave universitare por ne radhe te pare per te kundershtuar nje politike qe ne Britanine e Madhe dhe ne te gjithe Perendimin po i ben te varfrit qe te paguajne per fajet e me te pasurve te bankiereve qe provokuan recesionin global thote Carl. Rreth tij jane mbledhur edhe studente te tjere qe kane deshire te shprehen dhe te flasin. Ka ndodhur shpesh me pare qe studentet te kene qene nismetare te revolucioneve dhe ndryshimeve te medha shprehet nje tjeter student. Ndoshta ata jane duke enderruar por ne fakt kane moshen e duhur per te enderruar.

Manifestimi i se merkures kur u qellua me gure selia e Partise Konservatore ishte me i madhi ne Londer i organizuar nga studentet qe prej dhjetevjecaresh. Kryeministri Cameron e denoi ate qe ndodhi duke e quajtur te patolerueshme. Kryebashkiaku i Londres tha se behet fjale per nje pakice jo domethenese. Por mjafton qe te zhvendosesh ne Londer per te kuptuar se nuk behet aspak fjale per mendimin dhe revolten e nje pakice. Perkundrazi.

London School of Economics LSE e themeluar rreth nje shekulli me pare nga Fabian Society nuk mund te quhet zemra e levizjes studentore ose te pakten qendra e vetme e saj. Por me plot goje mund te thuash se eshte universiteti ku pasioni politik eshte nder me te fortet. Te shumte jane ata politikane e lidere britanike dhe nderkombetare qe kane kaluar neper bankat e kesaj shkolle prestigjioze duke filluar nga vete ish-presidenti amerikan Kennedy e deri tek ish-kryeministri italian Romano Prodi dhe kreu i laburisteve Milliband. Nder lektoret e kesaj shkolle mund te permenden filozofi Ralph Dahrendorf dhe sociologu Anthony Giddens. Mes studenteve dhe profesoreve ekziston nje raport shume i vecante dhe mbi te gjitha gjithcka eshte e drejtuar me shume cilesi dhe kujdes profesional ne menyre qe gjate kohes se studimeve studentet te marrin me te miren e mundshme nga kjo shkolle.

Kjo eshte shkolla ne te cilen eshte me e veshtire te futesh krahasuar me te gjitha pranimet neper shkolla te tjera te botes madje edhe ne ato me emra e tradita po te medha. Thuhet se studentet e kesaj shkolle per nga kombesia jane me te shumte se vete vendet qe jane anetare te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Keshtu ne kete shkolle eshte shume e zakonshme qe ne nje salle te gjesh studente izraelite te cilet mbajne referate per paqen ne Lindjen e Mesme ne nje salle tjeter mund te mblidhen studentet kineze qe flasin per te drejtat e njeriut ne Azi. Diku tjeter studentet pakistaneze kane celur nje fond per te mbledhur te holla ne ndihme te te permbyturve te vendit te tyre. Me tutje syri te ze edhe nje koncert te vogel me studente te cilet kerkojne uljen e taksave te medha per pagimin e shkolles te ngritura rishtazi nga qeveria britanike ne kuadrin e reduktimit te shpenzimeve publike. Nje nga arsyet per te cilat studentet e kesaj shkolle protestojne eshte qe kjo shkolle te mos kthehet per shkak te parave ne nje shkolle elitare ku te mund te shkojne vetem te pasurit por te jete e hapur per mendjet e hapura dhe mendja e hapur nuk mund te pengohet me pagesa te larta. Dikur ata studente qe kerkonin te benin para shkonin per te studiuar ne Oksford ndersa ata qe donin ti perkushtoheshin ceshtjeve sociale shkonin ne LSE. Por kjo nuk ndodh me. Vitin e kaluar 1000 studente qe u diplomuan ne LSE paraqiten kerkese per tu punesuar ne banken Goldman Sachs. Te pakten gjysma e atyre qe duan te shkojne ne kete shkolle e kerkojne nje gje te tille per tu bere bankiere nje dite. Nese taksat universitare do te trefishohen atehere ky do te perbente nje problem te madh per ta. I pari qe i trefishoi taksat shkollore ne kohen e tij ishte laburisti Tony Blair qe nga 1000 e coi taksen ne 3000 paund. Behet fjale per taksen e regjistrimit. Ndersa reforma e sapoprezantuar nga qeveria kerkon qe kjo shifer serish te trefishohet pra nga 3 mije sterlina te shkoje ne 9 mije sterlina qe do te ishte nje shifer teper e larte edhe per ata qe jane ne gjendje shume te mire financiare. Me pak fale per tu diplomuar ne nje shkolle krejtesisht normale ne Britanine e Madhe duhet qe vetem per nje takse regjistrimi per kater vite te shpenzonin deri ne 40 mije euro. Ky perben edhe cmimin me te larte ne Europe per nje institucion universitar. Kjo sasi parash mund te merret borxh neper banka dhe te kthehet me pas per nje periudhe te gjate kohe nga studenti i diplomuar. Qeveria pretendon se universitetet britanike jane me te mirat ne bote dhe si pasoje nje edukim i mire duhet te kete edhe cmimin e vet te larte. Nje nga argumentet e qeverise eshte qe me nje diplome britanike mund te gjesh nje pune me te cilen te fitosh shume para. Por nje argumentim i tille sipas nje studenti paraqet dy probleme. I pari eshte qe ka studente qe nuk futen per te fituar para por per te thelluar dijet e tyre dhe jo per tu pasuruar me cdo kusht. Se dyti nje logjike e tille nxit studentet qe te shkojne ne dege qe sjellin fitim dhe jo ne ato ne te cilat kane me te vertete te dhena dhe i kane pasion.

Per studente qe ndodhen ne shkolla te pakten per pjesen me te madhe te studimit germimi neper libra e kompjutere eshte nje kenaqesi por nje kenaqesi qe me ligjet e reja do te shnderrohet ne nje molle te ndaluar per shume persona qe nuk kane parate per te bere perpara ne thellimin e arsimimit.

Britania e Madhe si dhe pjesa tjeter e Perendimit ka dale nga gjendja e recesionit me nje shifer shume te larte te deficitit buxhetor. Te gjithe ekspertet kane rene dakord ne nje pike ne lidhje me masat shtrenguese qe kane marre qeverite duke i cilesuar ato si te vetmet per te dale nga situata e kolapsit. Per sa i perket Cameron ai nuk eshte kufizuar vetem ne rritjen e taksave te shkolles se larte por ka reduktuar edhe shpenzimet per financimin e arsimit ne pergjithesi. Projekti i tij i vertete eshte privatizimi i universiteteve si ne Shtetet e Bashkuara. Po a eshte kjo ajo qe te rinjte dhe vete qytetaret deshirojne per Europen e se nesermes Per njerezit sherbimet publike si shendetesia arsimi duhet qe te jepen nga shteti dhe mbi te gjitha eshte e padrejte qe per kete krize qe u shkaktua nga bankat dhe institucionet financiare qe u vune ne levizje nga lakmite e tyre te paguajne gjithmone ata qe kane me pak para e si pasoje edhe me pak fuqi pushtet dhe ze per te kerkuar te drejtat e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›