E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mes tragjedise dhe te pastreheve

Familja Bega, njihej nga banoret e fshatit Lekdush per veshtiresite e saj financiare dhe jetonin ne nje shtepi te vjeter te ndertuar me gure e cati. Diten e djeshme banesa eshte kthyer ne nje grumbull mbeturinash, krejtesisht e pabanueshme, kurse ciftit te bashkeshorteve, u duhet te perballojne pervecse tragjedise se humbjes se djalit, edhe statusin, te pastrehe. Pritet qe komuna e Kurveleshit, si pjese administrative e te ciles eshte fshati Lekdush, te ndermarre nje nisme per t'i ardhur ne ndihme me fondin rezerve per rastet e fatkeqesive. Banoret e fshatit kane bere apel qe autoritetet te ndihmojne familjen e prekur nga tragjedia, pasi tashme kane mbetur ne qiell te hapur. Bashkeshorteve u duhet te perballojne ceremonine mortore, mjekimin e vajzes ne spital dhe gjetjen e parave per ndertimin e nje shtepie te re.

Zjarrfikesit

Efektivet e policise dhe zjarrfikesit nderhyne per mese 30 minuta, duke shuar flaket e rena ne banese dhe me pas kane nxjerre nga rrenojat e shtepise se djegur, trupin pajete te femijes se vogel, vetem nje vjec e gjysme.

Aktualisht vajza pese-vjecare e familjes Bega, po merr ndihmen e pare mjekesore ne spitalin e Tepelenes. Sipas mjekeve ajo eshte demtuar nga zjarri vetem ne pjesen e fytyres dhe eshte jashte rrezikut per jeten.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›