E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gerdeci", familjaret demshperblim per viktimat

Tirane- Familjaret e 26 personave qe humben jeten, si pasoje e shperthimit te fuqishem ne fabriken e demontimit ne Gerdec, kerkojne 20 milione leke per cdo te vrare. Nepermjet nje padie te depozituar ne Prokurorine e Pergjithshme, te afermit kerkojne demshperblim nga disa institucione. Te paditur ne kete proces jane ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ish-drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari, si dhe vete kompania shteterore MEICO, ish-administratori i firmes "Albademilit", Mihal Delijorgji, dhe vete kompania "Albademil", Ministria e Mbrojtjes dhe Kryeministria. Sipas burimeve mesohet se padia e depozituar nga 11 familjaret, i eshte bashkangjitur dje dosjes "Gerdeci" ku jane te pandehur 30 persona, te cilet akuzohen per tragjedine e 15 marsit te vitit te kaluar. Kjo eshte hera e pare, kur te demtuarit behen pale me prokurorine dhe padisin organet shteterore per demet e shkaktuara. Dy dite me pare Gjykata e Larte hodhi shortin me gogla, duke caktuar kolegjin e bashkuara i cili do te gjykoje kete ceshtje. Keshtu relatore e dosjes "Gerdeci" do te jete gjyqtarja Majlinda Andrea, ndersa pjese e kolegjit do te jene gjyqtaret Evelina Qirjako, Evjeni Sinojmeri, Irma Bala dhe Besnik Imeraj. Ne ditet ne vazhdim pritet qe gjykatesja Andrea, te caktoje e daten e pare te seances. Tragjedia e Gerdecit ndodhi rreth nje viti me pare, ku gjate nje shperthimi i fuqishem, i cili konsiderua aksidental nga prokuroria, humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere. Po ashtu nga fuqia shperthyese u shkaterruan plot 1.690 banesa, te cilat ndodheshin perreth. Hetimet per tragjedine nisen fillimisht nga Prokuroria e Tiranes, e cila mori te pandehur ne 17 mars te vitit te kaluar Mihal Delijorgjit, Dritan Minxhollin dhe Ylli Pinarit, duke ngritur ne ngarkim te tyre akuzen e "shkelje te rregullave te lendeve, plasese, djegese dhe radioaktive". Pas perfshirjes ne hetim edhe te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu dosja kaloi per hetime ne Prokurorine e Pergjithshme, e cila kerkoi edhe heqjen e imunitetit. Nje vit pas hetimeve intensive, akuza mori te pandehur dhe 26 persona te tjere. Dosja hetimore e derguar vetem nje jave me pare per gjykim ne Gjykaten e Larte, perbehet nga 80 fashikuj. Per tragjedine e 15 marsit, prit qe te dorezohet edhe nje tjeter padi civile e cila do t'i bashkengjitet dosjes penale. Pikerisht behet fjale per padine qe Avokati i Shtetit do te dorezoje ne ngarkim te nje prej te pandehurve, Mihal Delijorgjit, ketij te fundit do t'i kerkohen te gjitha te hollat e shpenzuara nga shteti, per te demshperblyer te demtuarit.

Te pandehurit dhe akuzat

1. Fatmir Mediu, ish-minister i Mbrojtjes, "shperdorim detyre" dhe "favorizim ne tendere"

2. Luan Hoxha, ish-shef i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, "shperdorim detyre"

3. Agim Lala, ish-zv\shef i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, "shperdorim detyre"

4. Shpetim Spahiu, ish-komandant i Forces se Bashkuar, "shperdorim detyre"

5. Zija Bahja, ish-komandant i Komandes Mbeshtetese, "shperdorim detyre"

6. Ramadan Tartari, ish-drejtor ne Ministrine e Mbrojtjes, "shperdorim detyre"

7. Ndue Marku, ish-drejtor i Harmonizimit te Legjislacionit, "shperdorim detyre"

8. Ardian Mullahi, ish-sekretar i Pergjithshem i Ministrise, "shperdorim detyre"

9. Adriatik Mema, ish-sekretar i Pergjithshem i Ministrise se Mbrojtjes, "shperdorim detyre"

10. Shkelzen Madani, ish-drejtor i Drejtorise se Menaxhimit, "shperdorim detyre"

11. Dashnor Caushaj, kryetar i Komisioni i Kategorizimit te Municioneve, "shperdorim detyre"

12. Zenun Fero, anetar i Komisioni i Kategorizimit te Municioneve, "shperdorim detyre"

13. Hysni Cocka, anetar i Komisioni i Kategorizimit te Municioneve, "shperdorim detyre"

14. Hilmi Lacaj, anetar i Komisioni i Kategorizimit te Municioneve, "shperdorim detyre"

15. Fari Toska, anetar i Komisioni i Kategorizimit te Municioneve, "shperdorim detyre"

16. Rezart Tershana, anetar i Komisionit te cmimeve te fishekeve, "shperdorim detyre"

17. Besnik Dauti, anetar i Komisionit te cmimeve te fishekeve, "shperdorim detyre"

18. Agim Babameto, anetar i Komisionit te cmimeve te fishekeve, "shperdorim detyre"

19. Fiqiret Mato, drejtor i uzines mekanike Gramsh per "falsifikim dokumentesh"

20. Lavdi Shatro, drejtor i Kombinatit Mekanik Polican per "falsifikim dokumentesh"

21. Gezim Oshafi, anetar i Komisioni te cmimeve te municioneve te renda, "shperdorim detyre"

22. Denis Hajdari, anetar i Komisionit te cmimeve te municioneve te renda, "shperdorim detyre"

23. Jorgo Mino, anetar i Komisionit te cmimeve te municioneve te renda, "shperdorim detyre"

24. Fatbardh Kuci, anetar i Komisionit te cmimeve te municioneve te renda, "shperdorim detyre"

25. Subjekti "Albademil"

26. Ylli Pinari, ish-drejtori i MEICO-s, "vrasje me dashje, me shume se njehere dhe kunder dy ose me shume personash"; "shperdorim detyre" e "falsifikim te dokumenteve" ne bashkepunim dhe "shperdorim detyre" nga Kodi Penal Ushtarak

27. Mihal Delijorgji, administrator i shoqerise "Albademil", "vrasje me dashje, me shume se njehere dhe kunder dy ose me shume personash" dhe "shkaterrim prone" ne bashkepunim

28. Dritan Minxholi, drejtor teknik i shoqerise "Albademil", "vrasje me dashje, me shume se njehere dhe kunder dy ose me shume personash"dhe "shkaterrim prone" ne bashkepunim

29. Sokol Ngjeci, ish-inspektori i ndermarrjes shteterore MEICO, "vrasje me dashje, me shume se njehere dhe kunder dy ose me shume personash" dhe "shperdorim detyre" ne bashkepunim


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›