E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesatarja e tifozëve për ndeshje: Shqipëria kampione e grupit E

Kombëtarja Shqiptare është e dyta në grupin E për eliminatoren e botërorit Brazil 2014 por nëse merret parasysh shikueshmëria e saj, atëherë padyshim që është kampione e grupit.

Kësisoj, Shqipëria ka mesataren më të lartë të tifozëve si në ndeshjet në transfertë ashtu edhe ato si vendas.

Shqipëria mund të ketë një stadium me kapacitet më të vogël se stadiumet e tjetra të skuadrave të grupit tonë, por prania e tifozëve kuqezinj ka qenë më e larta në krahasim me ekipet e tjera.

Shqipëri-Qipro 13 mijë tifozë
Zvicër-Shqipëri 9 mijë shqiptarë
Shqipëri-Islandë 11 mijë tifozë
Shqipëri-Slloveni 11 mijë tifozë
Norvegji-Shqipëri 5 mijë shqiptarë
Shqipëri-Norvegji 15 mijë tifozë

Mesataret e Kombëtareve tjera

Zvicra 10 mijë/ndeshje
(jo më shumë se 300 tifozë jashtë fushës)

Norvegjia 9 mijë/ndeshje
(jo më shumë se 500 tifozë jashtë fushës)

Islanda 3 mijë/ndeshje
(jo më shumë se 200 tifozë jashtë fushës)

Qipro 4 mijë/ndeshje
(jo më shumë se 200 tifozë jashtë fushës)

Sllovenia 9 mijë/ndeshje
(Jo më shumë se 1 mijë tifozë jashtë fushës)

Burimi : këtu

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›