E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nadal hero në Paris, fiton Grand Slamin e 8 në Roland Garros

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka shkruar histori në tenis, pasi ka fituar për të tetën herë Grand Slamin e Francës, “Roland Garros”.

Askush më parë nuk ka mundur të fitojë kaq shumë një Grand Slam, ndërsa Nadal ja ka arritur qëllimit  duke mundur në finale bashkëkombasin e tij, Davis Ferrer.

Legjendës spanjolle, Nadal, iu deshën 2 orë e 16 minuta për të mposhtur në finale bashkëkombasin e tij. Dominimi i Nadal në këtë përballje ishte absolute, pasi arriti të fitonte të tre setet. Në setin e parë tenisti Nadal triumfoi 6-3, në setin e dytë 6-2 dhe sërish në të tretin 6-3.

Në tapetin e kuq të Parisit, Rafa vendosi dhe një tjetër rekord: Takimi me Ferrer ishte fitorja e 59 nga 60 takimet ndërkombëtare në Francë. I vetmi që e ka mposhtur tenistin ka qënë suedezi Soderling në vitin 2009.

Për Nadal ku ishte ky ishte sulmi i 12-ë në karrierë që i jep mundësi atij të vihet në ndjekje të rekordeve të vendosura nga legjendat e tenisit, si Roi Emerson dhe Rogjer Federer.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›