E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stipe te lutem

/ /

NgaENVER ROBELLI

1. Dynjaja e habitur

Jemi mesuar dhe vazhdojme te neveritemi me tipin e keshilltarit te pushtetit i cili sdi gje tjeter vecse pulaqorthi ta lavderoje shefin qofte ai kryeminister minister zevendesminister apo zyrtar i rangut me te ulet. Raste te tilla ka plot e perplot jo vetem ne Kosove. Shef mire e ke...

...shef mire e ke thene kete shef mire ia bere atij shef - ky eshte pak a shume vokabulari i jo pak keshilltareve ne raport me eproret e tyre. Para pak javesh gjate nje konference mbi pajtimin mes popujve te Ballkanit qe u mbajt ne Dubrovnik papritmas u gjenda ne ashensor me kryetarin e nje shteti te rajonit dhe me nje keshilltar te tij. Duke menduar se smerrja vesh nga gjuha e tyre lokale madje ndoshta edhe duke besuar se skisha as ndonje njohuri mbi politiken ne Ballkan dhe se krejt rastesisht gjendesha aty si turist nga ndonje qytet gjerman apo austriak kryetari i ketij vendi rajonal dhe keshilltari i tij filluan te kuvendojne. Kryetari sapo kishte mbaruar fjalimin e tij para te pranishmeve. Nje fjalim patetik qe i zhgenjeu pjesemarresit e konferences.
- He si ishte - pyeti kryetari vartesin e tij.
- Teper mire teper mire shef ia ktheu keshilltari.
- Vertet e ke
- Po bash me pyeten edhe disa nga pjesemarresit kush ishte ky qe mbajti kete fjalim kaq domethenes te rrepte shtoi keshilltari.
- Hem Mire mermeriti kryetari me gjase i kenaqur qe bota ishte habitur me fjalimin e tij.
Ne kete cast u hapen dyert e ashensorit dhe kryetari iku bashke me keshilltarin e tij servil.
Mu kujtua ky episod ne ashensor derisa po lexoja diteve te fundit librin Nuk kam uleritur me ujq te Tomislav Jakiqit gazetar veteran i Televizionit te Zagrebit me vone televizionit kroat - HRT dhe i Radios Europa e Lire si dhe keshilltar shumevjecar i ish-presidentit te Kroacise Stipe Mesiq. fare dallimi mes atij keshilltarit qe fliste kot ne ashensor dhe Tomislav Jakiqit i cili kur u be keshilltar i Mesiqit kishte nje pervoje te gjate si gazetar dhe si komentator i politikes nderkombetare ne televizionin e Zagrebit. Jakiq eshte nder keshilltaret e pakte politik ne rajon i cili eshte perpjekur qe me argumente te ndikoje te eprori i tij ta udhezoje ate ne baze te dijes dhe pervojes bile edhe te kembengule ne mendimin e tij sidomos atehere kur kryetari Mesiq spajtohej. Jakiq asnjehere se ka fshehur se eshte majtist socialdemokrat i tipit europian antifashist i perbetuar. Gjate karrieres se tij si gazetar nuk ishte jugosllav i verber por as kundershtar i ashper i Jugosllavise.

2. Tito dhe Paveliqi
Libri i Tomislav Jakiqit eshte subjektiv fundja nje liber i tille smund te jete ndryshe. Autori nga kendveshtrimi personal rrefen jeten e tij te bujshme profesionale. Libri permban shume anekdota tregime ironike dhe cinike pershkrime te pervojave te ndryshme si gazetar komentator keshilltar politik. Ne fund te veres se vitit 1990 Jakiq atebote gazetar i politikes se jashtme ne Televizionin e Zagrebit urdherohet te shkonte ne Amerike dhe Kanada. Qellimi i udhetimit mbulimi i vizites jozyrtare te Franjo Tuxhmanit liderit te ri te kroateve. Ne fakt ishte planifikuar qe delegacionin ta shoqeronte nje gazetar tjeter por meqe emri i tij nuk tingellonte aq kroatisht ekipi i Tuxhmanit dyshonte se ai ishte serb prandaj ishte perzgjedhur Tomislav Jakiqi. Ne Uashington shkruan Jakiq Tuxhmani ishte takuar me gjeneralin Scowcroft keshilltar per siguri i kryetarit Bush. Tuxhmani i ishte drejtuar Scowcroftit me koleg gjeneral - duke ia rikujtuar keshtu zyrtarit amerikan nje pjese te biografise se tij si partizan si gjenerali me i ri i Titos dhe si president i klubit te futbollit Partizan te Beogradit. Neper Amerike Tuxhman kishte levizur me dy limuzina te bardha te cilat sipas Jakiqit i binin ne sy cdokujt sepse zakonisht ato merreshin me qira prej zezakeve te pasur - per dasma Pas takimit me Bob Dolin politikanin e njohur te Partise Republikane ai e kishte shoqeruar Tuxhmanin deri te vetura dhe i habitur e kishte pyetur A eshte kjo limuzina juaj Tuxhmani me krenari ishte pergjigjur Yes.
Nje episod tjeter nga e njejta vizite Jakiq e tregon nga takimi i Tuxhmanit me diasporen kroate ne Vancouver te Kanadase. Ne sallen e takimit ishte vendosur portreti i madh i Ante Paveliqit udheheqesit te ushtareve ne Luften e Dyte Boterore. Te nderuar miq nese e keni ketu Paveliqin atehere vendoseni edhe Titon kishte thene Tuxhmani duke shkaktuar pakenaqesi mes te pranishmeve. Kjo ide heretike e Tuxhmanit i kishte pelqyer Jakiqit. Edhe Jakiq ka qene heretik sidomos gjate kohes kur punonte keshilltar i kryetarit Mesiq. Ne Ambasaden Amerikane ne Zagreb Jakiq ndodhej ne listen e zeze per shkak se ishte teper kritik ndaj politikes se presidentit George W. Bush. Madje ai ishte perpjekur pa sukses te minonte edhe viziten e Bushit ne Zagreb ne veren e vitit 2007.

3. Njohja e Kosoves
Ne librin e tij Jakiq sjell disa hollesi mbi politiken e Kroacise ndaj Kosoves. Ai nuk e fsheh skepticizmin e tij lidhur me bisedimet mes Prishtines dhe Beogradit te cilat u ndermjetesuan nga ish-presidenti i Finlandes Martti Ahtisaari. Jakiq thekson se bisedimet filluan gabimisht sepse qellimi i tyre nuk ishte qe te dy palet te gjejne nje zgjidhje. Qe nga dita e pare dihej rezultati i tyre - pavaresia e Kosoves. Jakiq kritikon edhe politiken e Serbise e cila ishte shume e ngurte dhe sillej rreth parulles se turbullt me pak se pavaresi me shume se autonomi. Ne takimet me kryetarin e Serbise Boris Tadiq homologu i tij kroat Mesiq nuk kishte lene asnje medyshje se vendi i tij do ta pranonte pavaresine e Kosoves nese politikanet e Prishtines e shpallin ate. Jakiq shkruan se Tadiq ka qene i vetedijshem se Serbia e kishte humbur Kosoven madje kete e kishte thene edhe vete. Para shpalljes se pavaresise se Kosoves Mesiq kishte filluar te propagandoje idene e nje marreveshjeje mes Beogradit dhe Prishtines mbeshtetur ne kontraten mes dy Gjermanive ne fillim te viteve 70. Me kete marreveshje Bonni dhe Berlini nuk e pranonin sovranitetin e ndersjellet por pajtoheshin me ekzistencen e dy shteteve gjermane. Njejte kerkohej te vepronin edhe Serbia dhe Kosova pra jo njohje te ndersjellet por se paku pranim i faktit se te dy vendet ekzistojne dhe mbi kete baze edhe duhet te bashkepunojne. Per te mbeshtetur kete ide Jakiq kishte pergatitur edhe nje koment te presidentit Mesiq i cili u botua ne gazeten Novi list te Rijekes nje jave para shpalljes se pavaresise se Kosoves. Jakiq tregon se i ishte referuar sidomos Kushtetutes se vitit 1974 e cila ne nje menyre kishte vene themelet e pavaresise se Kosoves. Ajo Kushtetute sipas Jakiqit saktesonte se ne krahinen socialiste autonome populli punonjes dhe qytetaret kombet dhe kombesite realizojne te drejtat e tyre sovrane. Nje dite para se Kuvendi i Kosoves te shpallte pavaresine Mesiq zhvillon nje bisede telefonike me Boris Tadiqin. Jakiq shkruan Qendroj prane tij Mesiqit v.j. ne Kabinet. Kryetari aktivizoi interfonin dhe shume qarte e degjoj zerin e kryetarit te Serbise. Stipe te lutem vetem nje gje. Mos u behuni nder te paret qe do ta pranoni Kosoven thote Tadiq. Mesiq pergjigjet se Kroacia sdo te ngutet. Zagrebi do te prese dhe do ta pranoje Kosoven tek nje muaj pas shpalljes se pavaresise. Gjate bisedes Mesiq perpiqet ta binde Tadiqin te pranoje si modus vivendi formulen gjermane. Tadiq thote se ndoshta kjo eshte zgjidhja perfundimtare. Me vone Tadiq do te luaje karten e nacionalizimit duke perseritur se Serbia kurre sdo ta pranoje shkeputjen e Kosoves. Keshtu do ti fitoje edhe zgjedhjet parlamentare. Raportet me Kroacine do te ftohen. Dhe do te ngrohen vetem muajve te fundit pas largimit te Mesiqit. Kryetari i ri Ivo Josipoviq e ka shpallur normalizimin e marredhenieve me Serbine si prioritet. Ai ka vizituar shumicen e vendeve te rajonit. Vetem Kosoven dhe Shqiperine i ka lene anash. Nje mesazh i qarte dhe aspak i perzemert. Nje mesazh qe ndoshta do duhej ta lexonin dhe interpretonin politikanet ne Prishtine dhe Tirane.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›