Mesazhe derguar...askujt
Para zgjedhjeve te vitit 2009 kryeministri Berisha dhe shefi i opozites Rama kane ditur te merren vesh madje edhe ta teprojme me kompromise. Pa i nxitur kush dhe pa ua kerkuar kush sic ua kerkojne sot. Kjo do te thote se ata i njohin vlerat dialogut se dine ta bejne dhe ta finalizojne vete kur rrethanat dhe vullneti shkojne ne te njejtin drejtim. Ne keto kushte cdo i huaj qe vjen ne Shqiperi per te ndihmuar mund te pyese pse funksiononte dje kurse sot qe eshte tamam emergjence dialogu politik midis shumices dhe opozites nuk fuksionon Ketu do te niste orjentimi i drejte ne krizen shqiptare hyrja me kembe te mbare ne sinoret e saj.
Nuk duhet shume perqendrim dhe mencuri per te kuptuar se natyra e problemeve ka nje rol me te madh se natyra e personave ne deshtimin dhe ngrirjen e plote te dialogut pas zgjedhjeve te vitit 2009. Natyra e problemeve eshte e para. Natyra e personave vjen prapa. Personat me shume se sa ambicioze kokeforte jane interprete te pozicioneve bindjeve dhe mbeshtetjes qe kane apo qe u jepet. Kesaj radhe me shume se here te tjera. Ka nje mendesi te perhapur qe priret ta shohe e ta lexoje krizen vetem me syte e dy liderve dhe ta njesojne te keqen qe ka mberthyer vendin me figuren e njeri ose tjetrit duke pikturuar te secili vete dijallin. Ikja e Rames eshte zgjidhja thone nga krahu i qeverise. Ikja e Berishes eshte zgjidhja pergjigjen ne krahun opozitar. Kjo simetri eshte e kerkuar dhe e paaplikueshme per arsyen e thjeshte se ne demokraci ne situara ngerqi apo krize ikja largimi doreheqja dhe zevendesimi i kerkohet gjithnje shefit te qeverise dhe jo shefit te opozites. Ne raport me qeverisjen e vendit dhe qytetareve shefi i opozites i ikur eshte sa kohe qe nuk qeveris. Pa dashur te zgjatem ne kete pike desheroj te rimarr konceptim tim te drejtuesit- interpret per te theksuar nje gje qe me duket vecanarisht e rendesishme ne periudhen qe po jetojme Neqoftese perfaqesuesit e Europes dhe SHBA-se do te kufizohen me referimin e disa principeve te pergjithshme te funksionimit te demokracise dhe nuk do te merren e rimerren konkretisht dhe urgjentisht me themelin e krizes shqiptare me natyren e problemeve dhe ngjarjeve qe ushqejne dhe thellojne dita dites kete krize veshtire se do te kene sukses ne misionin e tyre dhe veshtire se do ta ndihmojne vendin tone te vogel te dale pa kosto te tjera nga tuneli. Publiku i gjere nuk e di dhe ska perse ta dije cfare ka biseduar dhe cfare mesazhesh ka percjelle i derguari i BE-se zoti Lajcak ne turin e tij te dyte te takimeve me zoterinjte Topi Berisha dhe Rama. Njoftimet dhe deklarimet e tij para mediave kishin stofin e nje politikani profesionist qe kerkon te mos i mbyllet asnje dere pra te mos dorezohet shpejt ne misionin qe ka marre persiper. Ai nenvizoi me force se hetimi i ngjarjeve te 21 janarit duhet te behet nga Prokuroria. shte nje qendrim i prere i Perendimit qe ka frenuar jo pak sulmet e Berishes ndaj Prokurores se Pergjithshme dhe njeheresh ka dekurajuar jo pak tundimin e tij per ti mbivendosur organit te akzuzes hetimin paralel dhe politik te ngjarjeve nga deputetet e tij.
Lenia e Prokurorise apo e gazetareve ne punen e tyre korigjon ne rastin me te mire lajthitjet shtese te qeverise ne pershkallezimin e pasojave te krizes. Por nuk e prek krizen. Mesazhet qe lidhen me shkaqet e krizes mungojne ose jane teper te rrumbullakosura. Ato jane mesazhe qe nuk i drejtohen askujt ne kuptimin qe nuk prodhojne asnje reflektim dhe jane te destinuara te shuhen ne boshllek.
Europa ka ardhur njehere ne perfundimin se rrenjet e krizes sone jane zgjedhjet e vitit 2009 refuzimi i shumices PD-LSI te krijuar ne tavoline per te bere trasparencen e atyre zgjedhjeve nepermjet nje komisioni parlamentar. Per kete arsye Parlamenti Europian nxorri rrezoluten qe i kerkonte Shqiperise te ngrinte nje komision hetimor per te hetuar materialet zgjedhore. Vete rrezoluta si dokument i nivelit me te larte reflektonte te gjitha arsyet se perse opozita e Shqiperise kishte te drejte ne kerkesen e asaj dhe perse demokracia dhe paqja ne Shqiperi kishin nevoje per trasparencen zgjedhore. Qeveria dhe opozita e mbeshteten me te dyja duart qysh te nesermen ate rrezolute por pas pak muajsh Berisha kaloi mbi te si te mos kishte qene. A pyet njeri tani nga Parlementi Europian dhe Komisioni Europian si valle qeveria e Shqiperise guxoi ta bente per asgje Rrezoluten ne fjale Me cfare mendjeje Me cfare cmimi Dikush ne Europe mbase mund ta kete harruar apo mund edhe ta gelltise kete sfide te pamerituar dhe te rrezikshme qe qeveria e nje vendi te vogel pretendent per te qene kandidat i BE-se guxon ti beje tempullit te demokracise europiane. Por opozita e Shqiperise dhe publiku i gjere shqiptar nuk kishin dhe nuk kane si ta harrojne. shte e lehte te kuptohet se kjo qeveri qe nuk pyet per Parlementin Europian nuk e ka fare ne hesap opoziten e vet. Nderkaq eshte e qarte se ne refuzimin me kaq arrogance te trasparences kane marre jete abuzimet e reja me pushtetin korrupsioni i niveleve te papara e deri vrasjet barbare te kater demostruesve te pafajshem ne bulevardin Deshmoret e kombit para kryeministrise ne 21 janar 2011. Vrasjet ne bulevard te protestuesve dhe perpjekjet e shemtuara te qeverise per ti trajtuar si mish per top ata njerez te papune te mbytur nga hallet jane sot leximi me i sakte i krizes shqiptare i perspektives se saj. Europa dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes sigurisht e dine me mire se ne se cili eshte kuptimi i atyre vrasjeve dhe cfare plagesh i hapin ato demokracise. Ata po mbeshtesin hetimin e prokurorise dhe kjo eshte nje ndihme e madhe ne kushtet e tensionit dhe krizes se thelle institucionale qe ka kapluar vendin. E verteta e 21 janarit ne radhe te pare e verteta e vrasjeve therret ne kauze nje gjuhe te qarte nje gjuhe njekuptimeshe nga partneret dhe miqte tane euroamerikane ne lidhje me formulat e daljes nga kriza. Le ti thone. Duke folur hapur per faktet dhe problemet pa dyshim do te jeme me efikase ne komunikimin me liderit. Qartesia eshte nje obligim. Dhe investimi i tyre me i lire per te mbajtur ne kembe demokracine ne Shqiperi.