E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nese meson si te qeshesh kur vret

Lista e zeze e viktimave te 21 JAN ARIT dje u shtua me nje tjeter emer nderroi jete Aleks Nika. Por ca si kryeministri i ketij vendi e paskan patur me te lehte te mbajne mend emrat e
kater-pese kengetareve amerikane se te thone se cilet qene ata qe vdiqen ne 21
janar nga kush dhe pse u vrane. Natyrisht nje personi si Berisha i vjen me per
mbare te zgerdhihet ne momente morti duke qene se krimi ne fjale buron
pergjithesisht prej tij. Duket sikur me historite qe permend ne mbledhje te
qeverise me endrrat e tij per glamour me aventurat marshuese ne Mur Kinez apo
me sfidat olimpike qe i ben Poseidonit Berisha po ia transferon gjithe Shqiperise
krizen dhe perversitetin e nje 67 vjecari ne andropauze jo vetem politike.
Seshte hera e pare qe Berisha qesh me papunesine seshte hera e pare qe
Berisha qesh me urine seshte hera e pare qe Berisha i zbardh dhembet
mjerimit qe shkaktoi protesten e 21 janarit te cilen e shtypi pergjakshem. Ca
e quajne fashist ca e quajne Hitler e ca Enver. Po seshte Berisha asnje prej
ketyre. Berisha eshte thjesht nje mikrosatrap i mbaruar e i trembur nje peng i
ambicieve mafioze familjare apo klanore qe shet gjithcka per hater te
kolltukut. E si cdo i rrjedhur qe ka ne dore nje arme ne momente frike nuk heziton te
shkele kembezen. E pastaj qesh. Perfundimisht nuk ka kuptim qe te
ankohesh per Berishen. Profili psikik i tij eshte definuar qarte ne 20 vjet ekzistence
politike. Ai shkel mbi gjithcka shkel mbi vjedhje shkel mbi Gerdec shkel mbi
vrasje protestuesish e deshmitaresh e nuk perton te mbaje ne gji ata qe duhet te
ishin ne pranga medinjte metet bashet. Ata te gjithe na qeshin prej ekranesh nga
mbledhje qeverie. Por ska kuptim te qeshim ne te tjeret. Pas 21 janarit. Pas vrasjes te
emigranteve te varfer e te papune Hekuran Dedes Faik Myrtajt dhe Ziver
Veizit. Pas zise qe u shtrua dje. Sduhet te komentonim dje Shakirat a Lady Gagat
sduhet te marshojme as ne protesta pa sens te premteve por duhet te ishim te
gjithe ne kryeministri duhet tia conim zine te dera plakut qe kerkon te sjelle
Rihanat te kendojne ne te njejtin bulevard ku vrau fukarenjte e vendit te tij.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›