Euro kapercen 140 Leke rriten cmimet
Qe prej te premtes monedha evropiane eshte shitur me mbi 140 leke. Rritja vjen ne nje periudhe kur ne vend jane rritur cmimet e nje sere produktesh si karburantet ushqimet dhe gazi
Tregu
TIRAN- Viti i ri ka nisur keq per monedhen vendase. Qe prej diteve te para te vitit 2011 leku ka vijuar ne menyre te perditshme zhvleresimin ne raport me monedhat e forta kryesisht ndaj euros. Edhe pse rritja e euros ka qene e vazhdueshme qe prej gjysmes se dyte te muajit janar ajo u konsiderua normale nisur edhe nga fakti se ndodhemi ne fillim te vitit ku dergesat e emigranteve qe konsiderohen nje nder stabilizatoret e kursit te kembimit jane ne minimumin e tyre.
Tre dite me pare nje euro kembehej me 139.47 leke ndersa alarmi ka filluar te bjere gjate paradites se te premtes ku monedha evropiane kaloi cdo kufi duke shkuar ne mbi 140 leke. Perpos kesaj shqetesues eshte fakti se rritja e euros ne raport me lekun eshte e vazhdueshme. Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise ne ditet e para te vitit te ri nje euro kembehej me 138.22 leke ndersa nje jave me vone ajo u rrit edhe me tej duke shkuar ne 138.70 leke. Rritja ka vijuar edhe me tej ku me date 1 shkurt nje euro kembehej me 139.40 leke ndersa te premten ajo kaperceu kufirin prej 140 lekesh. Thuajse te njejtet tregues jane ruajtur edhe gjate dites se djeshme. Agjencite e kembimit valutor ne Tirane e kane blere dje nje euro kundrejt 139.4 lekeve madje ne pika te caktuara edhe me 139.7 leke ndersa shitja vertitej perreth 140 lekeve duke mos bere asnje ndryshim me diten e premte kur leku pesoi nje goditje te forte.
Treguesit e tanishem te kursit te kembimit nuk jane aspak te papritur. Ne dhenat baze te buxhetit 2012-2014 qeveria parashikon nje rritje me rreth 1.3 leke te kursit mesatar te kembimit te euros me lekun per vitin 2011. Referuar ketyre te dhenave nese pergjate vitit 2010 kursi mesatar i kembimit te euros me lekun ka qene 137.8 leke gjate ketij viti ai parashikohet te shkoje ne 139.1 leke.
Shtrenjtimi i metejshem i euros e ka gjetur vendin ne nje vale te re te rritjes se cmimeve te ushqimeve karburanteve dhe gazit. Ushqime si buka vaji orizi sheqeri etj. kane pesuar rritje te ndjeshme gjate javeve te fundit ndersa e njejta gje po ndodh edhe me karburantet. Benzina dhe nafta jane shtrenjtuar me te pakten 5 leke per liter vetem pergjate nje muaji ndersa gazi per shkak edhe te perplasjes midis tatimeve dhe disa kompanive per vendosjen kasave fiskale ka pesuar rritje te metejshme duke arritur minimumi ne 160 leke per liter.
Krahas rritjes se cmimeve kjo luhatje e kursit te kembimit pasqyrohet ne menyre te drejtperdrejte tek kestet e kredive ne euro. Te gjithe ata qe kane marre tashme kredi ne euro dhe te ardhurat i kane ne leke duhet te paguajne me shume per te blere te njejten sasi eurosh si disa jave me pare.