Nje diplomat dezhurn per problemin Berisha
Ne situata te tilla delikate sic eshte kriza shqiptare me te rrezikuarit per tu bere viktima jane diplomatet perendimore. Dhe nese me torturoni tani te vizatoj portretin e nje viktime te mundshme i pari qe me vjen ne mendje eshte ambasadori i sapoardhur i SHBA ne Tirane Aleksander Arvizu i cili eshte perfshire ne zemer te krizes duke i qendruar afer kryeministrit Berisha.
Fale mitit qe ekziston per institucionin e ambasadorit te SHBA ne Shqiperi ai po luan nje rol te rendesishem ne kete krize.
Merita e tij e madhe dhe e padiskutueshme eshte qe u perfshi ne debatin halucinant te Sali Berishes rreth pucit te shtetit duke i dale ne krah pucistes kryesore Ina Rama. Duke e cmuar ate si nje pike kyce ne krizen e prodhuar nga 21 janari diplomati i larte amerikan ne te vertete mori nje pozicion te qarte zyrtar kunder terminologjise se pushtetit ndaj kesaj ngjarjeje dhe mbi te gjitha dhe nje lloj kontrolli diplomatik mbi hetimin.
Nje tjeter gjest i zgjuar diplomatik i tij eshte ruajtja e dialogut personal me Sali Berishen qofte dhe duke paguar nje takse ne opinion publik duke e quajtur ate burre shteti diten qe merrej duke share lavire bulevardi nje grua. Ne situata te tilla te rrezikshme kur integriteti i institucioneve ka rene ruajtja e dialogut me problemin kryesor te kesaj krize qe eshte Sali Berisha eshte e rendesishme. Ambasadori Arvizu ia ka arritur dhe kesaj pike. Ai eshte tani nje figure e dashur dhe e besueshme per mbeshtetesit e kryeministrit Berisha dhe ky eshte nje favor i madh per diplomacine amerikane e cila ruan ndikimin mbi vatren e krizes. Edhe per kete ambasadorit Arvizu i eshte dashur te paguaje nje takse. Ai po flet publikisht me fjalorin e Sali Berishes nuk po ze ne goje represionin mbi medien dhe gjestet ekstreme qe Berisha ben ndaj medies kritike dhe vrapon te jape statistika per liri shtypi nga ato qe Berisha ofron per ta ilustruar lirine qe ka prodhuar ne mendje te vet. Une druaj se ambasadori e kupton te verteten por jam gati ta justifikoj ne rolin e Lolos per te ruajtur raportet me problemin kryesor te krizes shqiptare. Jam gati tia pranoj faktin qe ndryshe nga Bashkimi Evropian Amnisty International Federata Nderkombetare e Gazetareve te mos citoje asgje nga ato qe po ndodhin para syve tane pas 21 janarit kur une dhe tre kolege te mi u shpallem dhe pjese e pucit bile dhe urdherues vrasjesh. shte mire qe ambasadorin Arvizu ta ruajme nga kjo beteje dhe ta konsiderojme si diplomat dezhurn per problemin Berisha.
shte mire po ashtu qe ambasadori Arvizu nuk po konsumohet per te denuar korrupsionin zyrtar ne vend. Shqiptaret por dhe mediet boterore thote se ne Shqiperi u vrane kater vete pas demonstratave te dhunshme qe shperthyen per shkak te nje historie te rende korrupsioni zyrtar qe kishte ne qender zevendeskryeministrin. Kete e thote cdo medie rrotull botes nga Japonia ne Meksike. Ambasadori Arvizu po perdor nje teknike te mosarmiqesimit me qeveritaret shqiptare per ceshtjen e korrupsionit duke kaluar bile ne nje teze ekstreme ku sipas tij korrupsioni eshte nje problem i shqiptareve dhe jo i qeverise shqiptare... Intervista VOA. Edhe ky qendrim e ben popullor tek mbeshtetesit e qeverise dhe sidomos tek ajo pjese e administrates ku sic shpjegoi ambasadori Arvizu shperblehet politikisht d.m.th shperblehet ne menyre te paligjshme. Kjo e ben kete diplomat nje aspirine shume te cmuar per dhimbjen e kokes ne te cilen gjendet pushteti nga berja publike e aferave te tij korruptive qe kane rritur zemerimin popullor.
Se fundmi ambasadori ka bere dhe nje rekomandim te parrezikshem per qeverine nje lloj ftese per seanca degjimore ne terren qe eshte dicka mes nje rekomandimi politik dhe nje teze seminaresh per te shtyre kohen.
Pra nese i permbledh te gjitha keto qendrime te ambasadorit te SHBA ndaj krizes dhe nese e sheh me syrin pozitiv sic gjithmone jemi munduar te shohim rolin e SHBA per demokracine ne vendin tone arrin ne perfundimin se ambasadori i SHBA eshte i angazhuar ne nje lufte diplomatike per ti qendruar afer kryeministrit Berisha ne keto dite te veshtira te tij me qellim qe ta kontrolloje krizen ne vatren e saj. Ky eshte dhe investimi me i madh qe nje shtet demokratik si SHBA mund te beje per nje demokraci hibride dhe te pazhvilluar si Shqiperia. Ndryshe nga SHBA Evropa eshte me e qarte dhe me morale ne kete krize. Ajo ka qene e prere ne ruajtjen e pavaresise se pushteteve e qarte ne distancimin ndaj kryeministrit kur ka tentuar te frikesoje medie dhe pushtete te tjera ne Shqiperi e qarte ne rendesine e zgjidhjes se krizes politike ne vend. Dhe kjo natyrisht ka krijuar nje lloj distance te tyre me Sali Berishen.
Problemi tani eshte se cila recete eshte me e mire per zgjidhjen e krizes. Une mendoj se eshte fat i madh qe ne momente te tilla kur Berisha reflekton hapur dhe crregullime psikike ka ne krah ambasadorin e SHBA me teza qe e qetesojne. Frika e madhe eshte se ndersa vendi po i ngjan perdite e me shume nje demokracie latino-amerikane ku korrupsioni justifikohet nga politika mungesa e lirise se medies justifikohet me statistika mungesa e mireqenies justifikohet me koncerte te Rihanes dhe Shakires po latino-amerikane dhe dhuna ne forme junte injorohet ambasadori amerikan mund te harrohet qe vjen nga Uashingtoni dhe do citohet origjina e tij meksikane. Kjo do na rrezoje pastaj gjithe shpresat per veprimet e zgjuara qe po ben duke qendruar afer Berishes si diplomat dezhurn i krizes.