Mesazheri kurajoz kryeministror? Një inxhinier nga Vlora!
Është pritur me shumë befasi botimi i disa SMS-ve të fotografuara në ekranin e celularit të kryeministrit Berisha gjatë seancës së votimit të Presidentit të ri të Republikës. Në botimin e mëparshëm, për arsye të kuptueshme, e kishim fshirë numrin e mesazh-dërguesit që shfaqej në ekranin e BlackBerry- t kryeministror. Por një gazetare e Shekullit i ka rënë pas kësaj pune. I ka telefonuar dje atij numri që dallohej qartë në shkrepjet e foto-reporterit Franc Zhurda. “Pas disa thirrjeve pa përgjigje, më në fund nga ana tjetër e receptorit, u përgjigj një zë burri me theks vlonjat. Nuk dëshiron të identifikohet, dhe të vetmet gjëra që mundëm të mësonim për lexuesit tanë është që mesazheri kurajoz është nga Vlora me profesion inxhinier” – shkruhet sot në këtë të përditshme.
http://respublica.al/artikuj/2012/6/16/mesazheri-kurajoz-kryeministror-nje-inxhinier-nga-vlora