Një e katërta e deputetëve të mazhorancës kërcënuan se do votojnë kundër Topallit?
Share
Gazeta Tema ka raportuar e para se brenda mazhorancës po zhvillohet një luftë e ftohtë mes dy grupimeve, atij të Topallit dhe grupit Basha- Meta, të cilët luftuan shumë për të mos lejuar Topallin që të kandidojë për presidente. Siç raporton Shqiptarja.com, kanë qenë një e katërta e deputetëve të mazhorancës që kanë kërcënuar se do votojnë kundër Topallit. Mes tyre kishte deputetë të PD dhe aleatë, çka ilustron më së miri aleancën Basha- Meta. Kjo shpjegon tensionin e lartë të Berishës ato ditë dhe frikën se mos mazhoranca e tij do përçahej keqas.