E Diel, 1 Nëntor 2026

Westerwelle sot në Prishtinë, do të takohet me Thaçin dhe Byhler

PRISHTINE- Ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle mbërrin sot në Prishtinë, ku pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me komandantin e KFOR-it, Erhard Byhler.

Ministri Westerwelle është zyrtari i parë i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që e viziton Kosovën, pas trazirave në pjesën veriore.

Ministri gjerman ndodhet në një turne ballkanik gjatë të cilit vizitoi dhe Kroacinë e Malin e Zi. Dy ditë më parë nga Podgorica  Westerwelle deklaroi se
"Gjermania nuk do të negociojë për ndryshim të kufijve"

Mbrëmë, në Dubrovnik, ai u takua me ministrin e jashtëm të Kroacisë, Goran Jandrokoviç, ku shfaqi shpresën se të gjitha vendet e Ballkanit do t’i bashkohen BE-së dhe lavdëroi Kroacinë për përpjekjet e saj për anëtarësim.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›