E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesazhet misterioze të një Kryeministri

Nga Dr. Sherif MUÇALLA
Një ish miku im u bë drejtor pas kthimit të tij prej azilit të stisur politik. Ish miku im u bë drejtor, ndonëse mbi të si ish gjeneral, rëndonte një barrë me mëkate ndaj shtetit e ndaj disa individëve. E pyeta atëherë ish gjeneralin, si u bëre drejtor? Ai më tha ...mos harro, se kam qenë... në shërbimin sekret ...dhe di shumë gjëra për... Ta bënte provë e të mos më rregullonte... Kështu, ish miku im më tregoi atëherë, se me një SMS, ai u bë drejtor prej Sali Berishës sa hap e mbyll sytë. Më datën 08/06/2009 në orën 19 e 26 min. e 50 sek. një mesazh erdhi në celularin tim. E hapa edhe e lexova mesazhin. Në fund të tij shkruhej.... Sinqerisht, Sali Berisha. Mendova; ky mesazh i Kryeministrit, a do të ma zgjidhë problemin tim disavjeçar?! Për momentin nuk e mendova që do të kishte rëndësi ndonjë gjë tjetër më shumë se sa premtimi i Kryeministrit i shkruar në atë mesazh. Nuk e mendova për shembull, që ndryshe nga ish miku im, unë nuk kisha punuar ndonjëherë në shërbimet sekrete edhe as nuk isha anëtar i ndonjë partie. Gjithashtu, nuk isha as i implikuar në ndonjë ngjarje si ish miku im, që u bë drejtor prej një SMS-je. Për të qenë i saktë, po e citoj mesazhin i cili thotë se: Ju faleminderit për mesazhin që më keni dërguar! Ju lutem më nisni emrin dhe vendbanimin tuaj, për të ndjekur problemin. Sinqerisht, Sali Berisha. Ajo që më krijoi paqartësi ishte se, ai Sali Berisha në këtë mesazh kërkonte emrin tim, kur emri i ishte shkruar me gërma kapitale në 48 mesazhe të mëparshme, përfshi edhe mesazhin e dërguar prej meje më 23/05/2009. Gjithashtu, ai Sali Berisha kërkonte vendbanimin tim, kur adresa e plotë, i ishte dërguar në dhjetëra letra më parë në vitet 2005-2008. Megjithatë, po me SMS më dt. 08/06/2009 në orën 20 e 10 min. e 59 sek. unë i nisa burrit të shtetit, gjithçka që ai kërkoi me gjykimin, se pozitiviteti duhet vlerësuar. Më tej, filloi e njëjta histori si më parë. Filloi heshtja vrastare e cila vazhdon ende. Tani natyrshëm kam filluar që të pyes; a ishte, apo nuk ishte ky mesazh i atij burrit të shtetit me emrin Sali Berisha?! Kam filluar që të dyshoj, sepse po mendoj, se ai Sali Berisha me një SMS, e bëri drejtor ish gjeneralin, që u kthye prej azilit të stisur politik. Pra po vazhdoj që të pyes; pse kjo SMS-ja që ai më ka dërguar mua, nuk po i jep efektet e saj?! Çfarë lloj SMS të jetë kjo që më është drejtuar mua vallë prej Sali Berishës?! Në sa lloje standardesh, do ti ketë të grupuara njerëzit e SMS-ve Kryeministri ynë, që përbetohet se nuk e lejon diskriminimin e shqiptarëve?! Ndoshta në dy! Ndoshta në tre! Apo ndoshta ai i ka të grupuara ato, në bazë të klaneve krahinore e nepotike?! Ndoshta i ka të grupuara, në bazë të miqve e të armiqve të tij, me skemën që mundet ti ketë bërë ndonjë ish gjeneral pranë tij?! Se çështë një burrë me mustaqe, pa flokë edhe me ca syze, një ish gjeneral i policisë sekrete i 1997-tës me arsim inxhinieri, për të cilin thuhet se i ngatërron shumë punët e njerëzve. Mos vallë, ky po e ngatërron edhe çështjen time?! Pra, një mister është kthyer kjo puna e mesazhit,që më dërgoi mua, ai burri me emrin Sali Berisha. Pse më ngatërruat kot së koti, me ato mesazhet edhe numrat e telefonit Tuaj more Zotëri?! Nëse nuk kishit ndërmend që të më bënit kurrë nder, pse po më bëni qeder, or burri i mesazhit me emrin Sali Berisha ?! Misteri vazhdon më tej. Kështu, në fund të mesazhit thuhet Sali Berisha edhe jo Kryeministri Sali Berisha. Zoti Kryeministër!Mos vallë, është dikush tjetër me një të tillë emër e mbiemër në ndonjë tjetër vend të botës dhe është duke u paraqitur me emrin e Kryeministrit të Shqipërisë pa qenë i autorizuar prej Jush?! Bota e krimit edhe e terrorizmit është e pafundme. Ajo po kërcënon sot jo vetëm individin, por edhe themelet e shteteve. Ndaj Ju lutem Zoti Kryeministër, verifikojeni kush është ky Sali Berisha i mesazhit të mësipërm të datë 08/06/2009... Jo pak juristë, policë, deputetë, pronarë e lloj -lloj mjeshtrash të tjerë, kanë dalë me dokumente (diploma) false në këto vite në Shqipëri. Apo nuk është kështu Zoti Sali Berisha?! (Flas për Kryeministrin e vërtetë të Shqipërisë Sali Berisha dhe jo për dikë tjetër, që mundet të ketë të njëjtin emër e mbiemër me të.)

***
Një tjetër mister i mesazhit që më është dërguar mua, është se në të premtohet se
Kryeministri do të ndjekë problemin tim... Neni 23 e 35 pika 3 i Kushtetutës së Shqipërisë, neni 10 i KEDNj, si edhe ligji për të drejtën e informimit Nr.8503 dt.30/06/1999 përcaktojnë qartë të drejtën e individit për tu informuar në të tilla raste. Këto ligje përcaktojnë edhe detyrimet e institucioneve dhe të personave publikë për të informuar shtetasit, kur bëhet fjalë për interesat e tyre jetike, apo për informimin kur grumbullohen të dhëna rreth tyre. Pra, a e mbyllët ndjekjen e problemit tim dhe kur keni ndërmend që ta mbyllni këtë të shkretë ndjekje....?! Pyes; sepse ai burri i shtetit shqiptar me emrin Sali Berisha, na ka premtuar se do ti respektojë të drejtat e liritë themelore të njeriut dhe nuk ma do mendja që të sillet kështu me mua edhe me cilindo shtetas tjetër.
Misteri i konçidencës së SMS së Kryeministrit, me botimin e opinionit tim në të përditshmen  SOT. Më datën 8/06/2009 në orën 12:00, unë Sherif Muçalla postova nëpërmjet postës elektronike opinionin tim Heshtja Vrastare e një Kryeministri, i cili u botua më datën 9/06/2009. Ndërsa mesazhi prej Z.Sali Berisha mbërriti në celularin tim në orën 19 e 26 min. e 50 sek po të datës së postimit më 08/06/2009. Pra, SMS-ja mbërriti në celularin tim, afërsisht 7 orë pas postimit të opinionit në media, nëpërmjet postës elektronike. Thjesht pyes; mos vallë ky burri me emrin Sali Berisha, censuron median edhe ndërhyn dhunshëm në opinionet e njerëzve për hobi, ose për ndonjë tjetër shkak ?! Them burri me emrin Sali Berisha, sepse unë nuk e besoj që kryeministri Sali Berisha të mos respektojë opinionin ndryshe, apo të hakmerret ndaj shtetasve të tij, apo të hakmerret ndaj ndërkombëtarëve që nuk bëhen servilë të tij, duke abuzuar me detyrën e Kryeministrit. Ma do mendja, se ky do të jetë ndonjë tjetër person, që po ma bie shpirtin në majë të hundës mua, i cili e ka emrin të njëjtë me atë të Kryeministrit të vendit tim, ose flet në emër të Sali Berishës pa qenë i autorizuar prej Tij. Mirëpo numri i celularit, është i njëjtë me atë të Kryeministrit Shqiptar. Kjo vazhdon që ta kthejë në mister heshtjen e Kryeministrit, pas premtimit të marrë për ndjekjen e problemit tim. Pra, si të jetë e vërteta e masazhit të mbërritur në celularin tim vallë?! A është autori i SMS një tjetër person jashtë Shqipërisë me emrin Sali Berisha, apo është me të vërtetë Kryeministri Sali Berisha, që më premtoi për ta ndjekur problemin tim?! Kjo, po vazhdon të jetë një mister për mua.
 
***
Vazhdova që të hulumtoj, se çfarë efektesh kanë këto SMS për shtetas të tjerë, të cilatthonë në fund Sinqerisht,Sali Berisha. Hulumtimin e parë, e bëra rreth mesazhit të ish mikut tim, tashmë drejtor. Kështu pyeta një mik, të ish mikut tim; Pse i duhej Kryeministrit ish gjenerali mëkatar e servil?! Ai mu përgjigj- ish gjenerali e ish miku ynë, tashmë i është rikthyer zanatit të vjetër si atëherë kur punonim bashkë. Ai, po i serviloset edhe po mashtron për heroizmat e bëmat e tij për demokracinë, disa të afërm të Kryeministrit.... Hulumtimin e dytë, e bëra për një ish komisar. Kështu pyeta; Për çfarë i duhet vallë doktorit komisari e ish gjenerali mëkatarë?! Më thanë se- ai, ish komisari, është personi i duhur për të spiunuar kolegët ushtarakë, por është edhe personi i duhur, i cili mbi çdo gjë vendos shefin e partinë. Pra, është gjithmonë një ushtar i bindur i shefit e i partisë dhe nuk njeh as ligj, e as fe përpara bindjes së verbër ndaj shefit. Bile, harron edhe veten e tij për shefin. Hulumtimin e tretë, e bëra për një që u bë gjeneral, sa hap e mbyll sytë, sikur ai mbiu nga dheu. Vëzhgohej, se në frazeologjinë popullore këtij i thonin, gjeneral spinaqi. I thonin kështu, për shkak të blerjes së spinaqit BIO e perimeve për familjarët e udhëheqjes, shërbim familjar ky, që i dha gradën e gjeneralit. Gradë kj

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›