Qiraja e banesave ne Tirane ne shtator cmimi u rrit 15 per qind
Ervin KOCI
Kryeqyteti shqiptar vazhdon te mbaje rekordet e tij si ne cmimet e apartamenteve per meter katror ashtu dhe ne ato te qirave te banesave. Kete te fundit e ka stimuluar gjate muajit te fundit ardhja e studenteve nga rrethet me nisjen e sezonit te ri akademik si dhe mungesa e kredidhenies per blerje apartamentesh nga bankat private. Qe te dyja keto fenomene kane bere qe agjencite imobiliare me kryesore te Tirane te raportojne nje rritje te perqindjes se qirase nga gushti ne shtator 2010 me 15-20 per qind. Por faktor per shtrenjtimin e qirave te banesave nuk jane vetem studentet por edhe shume cifte te reja te martuar ose qe bashkejetojne e qe jane klient potencial per agjencite imobiliare pasi kerkojne banesa te mira dhe me kushte duke paguar rrjedhimisht edhe nje qira me te larte se sa zakonisht. Por ata qe sjellin gjithmone gjate muajit shtator fluksin per qiramarresit mbeten padyshim studentet. Fluksi cdo vit ne rritje i tyre si ne universitet shteterore ashtu edhe ne ato private ben qe Qyteti Studenti apo konviktet e tjera te shihen gjithmone e me pak si nje zgjidhje. Keshtu qe rrjedhimisht zgjidhja mbetet marrja e nje banese me qira ne 3-5 persona te rinj studente per te ndare qirane mujore.
Studentet
Tashme eshte bere disi e modes qe shume prej studenteve e sidomos djemte kerkojne nje jetese me komode dhe me kushte me te pershtatshme sesa ofrojne godinat e banimit te Ndermarrjeve Studentore. Edhe pse tarifa vjetore e qendrimit ne Qytetin Studenti eshte 40 mije leke per 10 muaj e cila eshte vetem sa vlera e 2 qirave mujore te lira te nje banese ne Tirane jo pak studentet preferojne shtepite. Qirate e banesave ne zona te ndryshme te Tiranes variojne nga 15- 35 mije leke ne muaj dhe studentet kryesisht preferojne ato me kosto me te lire.
Zonat
Zonat me te preferuara per marrjen e nje banese me qira ndryshe nga vitet e tjera jane kthyer ato me me pak kosto ose me pak te kushtueshme per xhepin e qiraxhinjve. Te rinjte preferojne te akomodohen ne zonat e periferise ku qiraja e banimit eshte me e ulet se ne pjesen qendrore te kryeqytetit. Pergjithesisht studentet zgjedhin te akomodohen ne shtepi qe nuk kushtojne shtrenjte ku qiraja e kerkuar shkon nga 15- 25 mije leke ne muaj. Nder zonat me te kerkuara per te banuar eshte zona perreth Qytetit Studenti nga studentet dhe pergjithesisht pjesa jug-perendimore e kryeqytetit Tirana e Re Komuna e Parisit Selita etj. Nje tjeter zone e kerkuar kryesisht nga te rinjte e ardhur nga rrethet eshte ajo e 21 dhjetorit prane Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit dhe Akademise se Sporteve. Rruga e Elbasanit eshte nje tjeter zone banimi e preferuar por kryesisht nga te huajt pasi edhe qirate jane me te larta dhe jepen kryesisht ne valute.
BOX///////////////////////////
Cilat jane zonat ku qiraja e banesave eshte me e ulet
Zonat me periferike te kryeqytetit ofrojne tarifa te lira akomodimi per personat e interesuar e sidomos studentet. Shume prej te rinjve qe vijne ne Tirane per te studiuar ne shkollat e larta interesohen se pari per te gjetur nje banese jo shume te kushtueshme per te jetuar. Zonat ku studentet por edhe familjaret mund te gjejne banesa qe kushtojne pak jane keto zona e Kombinatit Misto Mames Yzberishit Unazes se Re Laprakes Porcelanit dhe Kinostudios. Qirate e banesave ne keto zona shkojne nga 15 deri ne 20 mije leke per muaj. Kjo varet edhe nga hapesira dhe dhomat qe ka banesa me qellim qe bashkejetesa ne kete ambient te mos behet e veshtire. Fakultetet dhe qendrat e punesimit ndodhen shpesh here larg ketyre zonave te banimit dhe kryesisht ne zonat qendrore te kryeqytetit e megjithate studentet gjejne si zgjidhje akomodimin ne keto banesa per shkak te tarifes se leverdishme qe ofrojne. Edhe zona e qytetit Studenti sidomos pjesa perqark godinave ofron tarifa te lira akomodimi dhe preferohet shume nga studentet.
Shkurt
AMF Sigurimet shume shpenzime pak deme
Shoqerite e sigurimeve vazhdojne te kene shpenzime te uleta per demet dhe shpenzime te larta personeli dhe administrative. Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare publikoi raportin vjetor te mbikeqyrjes ku evidentohet edhe njehere se struktura e shpenzimeve te kompanive te sigurimit ne Shqiperi nuk eshte ne perputhje me standardet e ketij sektori. Keshtu raporti neto i demeve me primet ne tregun shqiptar ne fund te vitit 2009 ishte 36.3 nderkohe qe ne rregulloret e AMF-se eshte percaktuar se ky tregues duhet te jete ne intervalin midis 50 dhe 80. Nderkohe qe shpenzimet per deme jane poshte intervalit rregullator shpenzimet administrative jane ndjeshem siper percaktimeve te autoritetit mbikeqyres. Ne fund te vitit 2009 raporti mes shpenzimeve dhe primeve te arketuara ishte 71 nderkohe qe AMF ka percaktuar se ky raport duhet te jete ndermjet 25 dhe 50.
Rruget qeveria kerkon 400 milione euro per vitin 2011
Qeveria po kerkon te marre hua rreth 400 milione euro per ti investuar ato ne rruget e vendit ne vitin 2011. Per vitin 2010 ne dispozicion te rrugeve u vendosen rreth 300 milione dollare nje pjese e te cilave shkuan per aksin Durres-Kukes ndersa investimet ne total arriten ne rreth 650 milione dollare. Per vitin qe vjen qeveria kerkon vetem per rruget rreth 400 milione euro pasi ka premtuar ndertimin e disa akseve te rendesishme nacionale si Tirane-Elbasan Rruga e Arbrit dhe Fier-Tepelene Koridori i Jugut. Por buxheti i shtetit duket se nuk i ka kapacitetet reale te plotesimit te deshires se Kryeministrit megjithate ekspertet e Financave jane duke bere perpjekjet maksimale per realizimin e premtimit te kreut te qeverise. Nje zgjidhje shikohet te donatoret te cilet premtojne shume por japin pak ndersa zgjidhja tjeter eshte te eurobondi tek i cili qeveria ka me shume besim.
Bie numri i familjeve qe perfitojne remitanca
Gjate vitit 2009 numri i familjeve qe kane perfituar dergesa nga emigrantet ka rene. Banka e Shqiperise ben te ditur se ne anketimin e kryer ne bashkepunim me INSTAT-in gjate vitit 2009 shume nga familjet qe ishin intervistuar nje vit me pare rreth 800 te tilla deklaruan se nuk merrnin me para nga te afermit emigrante. Anketimi i kryer gjate vitit 2009 perfshiu 1217 familje nga te cilat 63 deklaruan se merrnin te ardhura nga emigrantet. Remitancat vazhdojne te jene te destinuara ne nje mase me te madhe per zonat rurale te vendit. Ne fshat ndodhen 55 e familjeve perfituese dhe 63 e totalit te dergesave nga emigrantet. Vlera mesatare e dergesave nga jashte per 3-mujor per familje vleresohet ne rreth 270 euro. Kjo vlere eshte rreth 7 me e ulet se mesatarja 3-mujore prej 289 eurosh vleresuar nga vrojtimi gjate vitit 2008. Ky eshte nje tregues i qarte i renies se dergesave te emigranteve. Gjate vitit 2009 ne Shqiperi hyne ne formen e remitancave 780 milione euro me nje renie prej 6 krahasuar me vitin 2008.
Interesat ne tregun nderbankar te parase
TRIBID Interesi i kerkuar per pranimin e depozitave
o/n njeditor 3.99
12M 12-mujor 6.79
6M 6-mujor 6.13
3M 3-mujor 5.17
1M 1-mujor 5.05
1E njejavor 4.74
TRIBOR Interesi i ofruar per vendosjen e depozitave
1M 1-mujor 6.68
1E njejavor 6.21
o/n njeditor 6.05
12M 12-mujor 8.32
6M 6-mujor 7.60
3M 3-mujor 7.07
20 Tetor 2010