Flasin personazhet e futbollit shqiptar për humbjen e Kuzhes
Ish-futbollistë, futbollistë aktualë të Kombëtares dhe figura të tjera të futbollit, i kanë shprehur ngushëllime familjes së ish-trajnerit të kuqezinjve, Josip Kuzhe. Të dielën në Zagreb ndërroi jetë në moshën 61-vjeçare Josip Kuzhe, ish-legjenda dhe trajner i Dinamo Zagrebit, i cili për 18 muaj udhëhoqi edhe Kombëtaren shqiptare.
ERVIN SKELA: “Jam shumë i mërzitur dhe jashtëzakonisht i hidhëruar që Kuzhe nuk është më mes nesh. Kam shpresuar që ai të shërohej dhe ta kalonte këtë gjendje, por nuk ishte e thënë të ndodhte kështu”.
ALTIN LALA: “Më vjen shumë keq për familjen e tij. Është vërtet një humbje e madhe për futbollin kroat. Për aq kohë sa ishte në Shqipëri, ai u përpoq të jepte maksimumin e tij. Kam pasur një raport korrekt me të gjatë kohës kur ishte trajner i përfaqësueses. Mbi të gjitha, Kuzhe ishte një njeri shumë pozitiv”.
LORIK CANA: “Ishte kënaqësi e madhe të punoja me ju! T’u prehtë shpirti në paqe Josip Kuzhe! Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të ish-trajnerit”.
ARMAND DUKA: “Bota e futbollit ka humbur një njeri me shumë vlera. Mbi të gjitha, Kuzhe ishte njeri pozitiv. Ndjej shumë keqardhje për këtë lamtumirë të parakohshme. Personalisht kam kujtime të shumta për periudhën që ai drejtoi skuadrën tonë. Besoja se edhe këtë herë do ta sfidonte sëmundjen, por nuk ishte e thënë. Në emër të institucionit të futbollit shqiptar, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Josip Kuzhe”.
OTO BARIÇ: “Kuzhe ishte njëri prej trajnerëve më inteligjent, njëri prej trajnerëve më të mirë. Jam i trishtuar për vdekjen e tij. Ishte në kulmin e tij profesional. Më vjen keq që e kemi humbur atë”.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)